Tragjedi në familjen shqiptare në Florida/ Zjarri masiv përfshin shtëpinë, tre djem të mitur humbin jetën. Katër persona në gjendje kritike për jetën
Megjithëse nuk ka ende të dhëna të përditësuara, tek shqiptarët sipas mjekëve po rriten gjithmonë e më tepër problemet në sistemin urinar.
Kequshqyerja mbetet faktori kryesor në këto sëmundje, teksa nuk përjashtohen edhe disa faktorë të tjerë të rëndësishëm. Lidhur më sistemin urinar, veshka, organi kryesor i filtrimit të kripërave në trup dhe përgjegjëse për këtë sistem, është ndër organet më të prekura nga sëmundjet. Të paktën 1 në 7 shqiptarë vuan nga problemet më të shpeshta të veshkave.
Sipas të dhënave, vdekshmëria nga problemet e këtij organi është rritur në 31%. Mjekët bëjnë apel që njerëzit të mos neglizhojnë vizitat te mjeku, pasi gurët e patrajtuar në veshka, përshembull, mund të sjellin probleme serioze shëndetësore, duke dëmtuar gradualisht funksionimin normal të veshkës.
Por cilat janë disa nga këshillat që duhet të kemi parasysh për ruajtjen e shëndetit të tyre? Cilat janë problemet më të shpeshta në sistemin urinar? Si trajtohen ato? Po tek fëmijët, sa i lartë është rreziku nga problemet urinare? Këto dhe përgjigjet e shumë pyetjeve të tjera, do të keni mundësinë t’i ndiqni sonte në orën 18:20 vetëm në Top Channel, në emisionin “Hipokrati”.
Top Channel