Zbulohet dokumenti, klubi i futbollit “Tirana” del në ankand. Ja vlera e 66% të aksioneve të 26 herë kampionëve të Shqipërisë
22/04 12:52
Chelsea mposhti me rezultatin 2-0 Manchester Cityn në krye-ndeshjen e javës së 16 të kampionatit anglez, të zhvilluar në shtëpinë e londinezëve, “Stamford Bridge”.
Mesfushori francez Ngolo Kante në minutën e 45-të dhe mbrojtësi brazilian David Luiz, ishin autorët e golave për skuadrën e Sarrit në sfidën e sotme.
Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë sezonale për Manchester City-n kampion në fuqi, që sot ka dorëzuar te Liverpooli edhe kryesimin e renditjes.
Nga ana tjetër, Sarri shijoi triumfin e parë personal përballë Guardiolës, ndërsa Chelsea u rikthye në vendin e tretë me 34 pikë.
Top Channel