Teksa në Bularat është zhvilluar ceremonia e të 40-tave për Kostandinos Kacifas, në Gjirokastër një grup shqiptarësh kanë zhvilluar një tubim paqësor në qendër të qytetit.

Me flamuj kuq e zi, përfaqësues të grupimeve të ndryshme nacionaliste shqiptare ishin sot në Gjirokastër në një protestë. Tubimi i tyre u mbajt aty edhe si një përgjigje për ceremonitë që po zhvilloheshin në Bularat.

Policia ka dhënë leje vetëm për zhvillimin e tubimit paqësor të një disa shqiptarëve që protestuan për shqiptarët e vrarë javët e fundit në Greqi.

Organizatorët e këtij tubimi kanë kërkuar leje për zhvendosjen nga qendra muzeale e qytetit deri në hyrje të tij, në rrugën nacionale te “Ura e Lumit”.

Nga sa mund të dallohet dhe nga pamjet, kanë qenë disa dhjetëra persona ata të cilët kanë dalë me flamuj kuqezi në qendër të Gjirokastrës.

Top Channel