Festivali i Zogjve ka mbërritur në edicionin e tretë, duke përfshirë në një ekspozitë të madhe mbi 3 mijë zogj, të 150 racave të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë. Secila nga racat ka gjuhën e vet të vlerësimit. Vlerësimet janë të thellësisë së ngjyrës, të puplave etj.

Është një gamë e madhe racash që vjen nga dhjetë shtete të ndryshme të rajonit, por edhe shtete si Gjermania, Belgjika apo Anglia.

“Kjo është raca gilber dhe kanë impresione të mëdha tek njerëzit se si mundet të ketë këtë formë. Zogu duhet të ketë formën e shtatës. Mbarështuesit e kësaj gardalinë luajnë shumë për të bërë kaçurrelat e puplave”, u shpreh Koço Kaskaviqi, organizator, përfaqësues i Federatës.

“Shqipëria është e rëndësishme, sepse nga janari i këtij viti bën pjesë në Komitetin Ornitologjik Botëror. Është e rëndësishme sepse në përbërje janë 47 shtete. Motoja jonë është të rrisim dhe të mbrojmë, sepse shumë prej tyre po zhduken”, u shpreh Cortese Gino, zv/president i komitetit ekzekutiv të gjyqtarëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të dielën dhe veçanërisht për fëmijët janë përgatitur edhe dhurata për t’i sjellë më afër natyrës dhe zogjve.

Top Channel