Gjatë ndjekjes nga Policia përplas makinën e efektivëve dhe hedh pistoletën pa leje, arrestohet 27-vjeçari në Mamurras 03/10 12:44
Banorët e fshatit Dërmenas protestojnë për tokën e zaptuar nga “By Pass”-i i Fierit. Janë 75 familje në këtë zonë, tokat e të cilëve janë prekur dhe, deri më sot nuk janë dëmshpërblyer.
Banorët kërkojnë nga qeveria kompensimin për tokën, të cilën nuk e kanë më në përdorim.
Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të kësaj vepre, por kërkojnë lekët që iu takojnë, pasi nuk kanë të ardhura të tjera.
Banorët thonë se do të vijojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, madje do të përshkallëzojnë protestat derisa ky problem të zgjidhet.
Top Channel