Në kohën kur në disa universitete nuk bëhet mësim dhe studentët janë hedhur në protesta, në Gjirokastër Universiteti “Eqerem Çabej” festoi 50 vjetorin.

Gjatë ceremonisë, Rektori Bektash Mema tha se universiteti i Gjirokastrës ka tarifa më të ulëta krahasuar me universitete të tjera në vend.

Dhjetëvjeçarin e fundit universiteti i Gjirokastrës ka shënuar rënie të ndjeshme të regjistrimit të studentëve.

Këtë vit akademik në këtë universitet dy degë studimi u mbyllën, ndërsa degët e mësuesisë nuk plotësuan as numrin minimal të studentëve.

Top Channel