Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua sërish protestës së banorëve të Astirit, edhe të premten pasdite.

Kreu i PD-së tha se kryeministri Edi Rama e ka humbur davanë prej protestave.
“Ka më shumë se dy muaj që ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi. Është projekt vjedhjeje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës. Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash”, tha Basha.

“Këta banorë qëndruan ditë e natë këtu dhe u përballën. Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges”, shtoi Basha.

Top Channel