“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet në shesh pas daljes së rezultateve paraprake: Kosovës sot i mungon Kuvendi, pakica nuk vjen në punë Të ftuar sot në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishin studentë nga universitete të ndryshme publike, të cilët prej katër ditësh janë pjesë e protestës për arsim cilësor.
E nisur si një protestë e thjeshtë për tarifimin e provimeve të mbartura, studentët theksuan se protesta do të vazhdojë pa afat deri në zyrtarizimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Ata pohuan se edhe nesër, në Ditën e Rinisë, do të ketë protestë, që do të nisë në orën 9:30 të mëngjesit për të vazhduar deri në orët e vona të pasdites.
Shqetësimi i tyre më i madh është përfshirja e politikës në lëvizjen e tyre spontane, ndaj i bënë thirrje krerëve të partive opozitare t’u qendrojnë sa më larg.
“Protesta jonë do të jetë e pavarur dhe plotësisht apolitike”, theksuan ata në një lidhje të drejtpërdrejtë.
Top Channel