E hënë, 09 Shtator 2019
09:57
Hera e parë në histori e një Presidenti në Komisionin Hetimor, të parët mbërrijnë këshilltarët

Në Kryesinë e Kuvendit gjithçka është gati për nisjen e Komisionit Hetimor ku për pak minuta pritet të mbërrijë për t’u marrë në pyetje Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një President paraqitet përpara një Komisioni Hetimor.

09:49
Rehabilitohet shkolla 9-vjeçare në Tufinë, Veliaj: Nxënësit, kryefjala e këtij muaji për Tiranën

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri akademik, ekipet e punës të Bashkisë së Tiranës po i japin dorën e fundit gjithë ndërhyrjeve nëpër shkolla që gjithçka të jetë gati për nxënësit.

09:42
Fshati pa rrugë në Peqin, banorët: Më problem janë fëmijët

400 banorë të fshatit Algjinaj në Peqin vuajnë për 3 km rrugë. Aksi rrugor që lidh këtë fshat me njësinë administrative Shezë është tërësisht i shkatërruar, atje mund të lëvizin vetëm motoçikletat, edhe këto në mot të mirë.

09:34
Fermerët në Divjakë humbasin paratë, shalqiri nuk shitet

Gazmend Pirra nga Kemishtaj e Divjakës pas emigrimit u kthye në vendin e tij. Ai mori disa hektarë tokë me qira dhe nis të mbjellë kultura të ndryshme bimësh për të siguruar një jetesë normale në vendlindje. Por punët nuk i ecën mirë.

09:24
Video/ 17 të plagosur në paradë, elefantët shkelin njerëzit

Një paradë në Sri Lanka ka rrezikuar të përfundojë në tragjedi pasi dy elefantë kanë marrë përpara dhe kanë shkelur njerëzit në rrugë.

09:14
Meta në Komision, Lefter Maliqi: Është ‘show’ i mazhorancës për diskreditimin e Presidentit

Deputeti i pavarur në Parlament, Lefter Maliqi e ka konsideruar “show” të mazhorancës thirrjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në Komisionin Hetimor që po heton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës me zhdekretimin e 30 qershorit.

08:59
Bie bora e parë në Austri dhe Itali

Reshje të mëdha bore u regjistruan në fundjavë në alpet e Austrisë dhe ato pritet të vazhdojnë edhe këtë të hënë.

08:54
74 predha në zonën e banuar, shmanget tragjedia në Lezhë

74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg dhe që i përkasin Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në Manati të Lezhës. Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë zhvendosur predhat dhe sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kanë bërë të mundur parandalimin e një tragjedie.

08:44
Largimi i Bogdanit, Harxhi kritika Bashës: PD po tkurret, do ringrihet nga një lidership i ri

Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi ka reaguar për dorëheqjen e Gerti Bogdanit nga detyra e sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. E njohur si kritike e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Harxhi nuk i ka kursyer akuzat as pas dorëheqejs së Bogdanit.

08:29
25 të vdekur në punë në vetëm 6 muajt e fundit

25 persona kanë humbur jetët në vendet e punës në vetëm gjashtë muajt të fundit në Shqipëri. Shifra është bërë publike në “Wake Up” në Top Channel nga Irena Gjoka, Përgjegjëse e Sektorit të Inspektimit të Sigurisë në Punë.

08:10
Meta sot para Komisionit Hetimor, detajet e përballjes së Presidentit me mazhorancën

Sot në orën 10:00, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të paraqitet përpara Komisionit Hetimor të Parlamentit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e kushtetutës.

E diel, 08 Shtator 2019
23:18
Italia fiton mes vuajtjesh në Finlandë, Spanja kryen detyrën ndaj Ishujve Faroe

Italia vuajti por arriti të merrte 3 pikë ndaj rivalit direkt të grupit, Finlandës duke i mundur me rezultatin 1-2.

22:45
Muzika në zi/ Shuhet legjenda e muzikës spanjolle

Këngëtari i njohur spanjoll Camila Sesto ka vdekur të dielën në mbrëmje në Madrid. Lajmin e hidhur e konfirmoi menaxheri i tij Eduardo Guervos.

22:21
Foto/ Erion Veliaj fotografohet me bashkëshorten tek Kodrat e Liqenit

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është fotografuar sot bashkë me bashkëshorten e tij Ajolën dhe djalin e tyre Kajan duke shëtitur në Kodrat e Liqenit artificial.

22:15
Anija pëson defekt dhe përfshihet nga flakët, humbin 4 anëtarë të ekuipazhit

Katër persona, pjesë e ekuipazhit të një anijeje e cila pësoi një defekt nuk janë gjetur akoma edhe pse kërkimet kanë filluar që në mëngjes.

22:02
Xhiroja e biznesit 16 mld euro/ Ja 10 kompanitë më të mëdha të ekonomisë shqiptare

Vitin e kaluar xhiro totale e faturar nga të gjitha biznese në Shqipëri ishte sipas INSTAT rreth 2 mijë e 37 miliardë lekë ose 16 miliardë euro. Por 18 për qind e kësaj xhiro erdhi nga vetëm 10 kompani.

21:44
Miratohet ligji i ri/ New York-u redukton dënimet për poseduesit e marijuanës

Më shumë se 150.000 personave do t’u hiqet dënimi për posedimin e marijuanës. Përveç dënimit këtyre përsonave do tu fshihet dënimi nga të dhënat e tyre.

21:27
Ankthi i fëmijëve për shkollën/ Pediatrja e njohur: Prindërit të shmangin autoritetin përmes frikës

Fëmijët po përgatiten për vitin e ri shkollor, dhe emocionet janë të pashmangshme.

21:13
Duka apel tifozerisë: Mos u bëni si tifozat ‘Vip’

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit me anë të një statusi në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje tifozave që ta duan Kombëtaren Shqiptare edhe në ditët të vështira.

20:54
Spanjë-Ishujt Faroe/ Formacionet zyrtare

Spanja do të përballet me modestët e Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

20:46
Finlandë-Itali/ Njihuni me formacionet zyrtare

Italia përballet ndaj Finlandës sonte për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020. ‘Axurit’ kanë një transfertë të vështirë të paktën në letër.

20:12
Shifra alarmante për sezonin turistik, 1256 përplasje mjetesh

Sezoni turistik mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugët tona.

20:11
Blerja e veshjeve të përdorura/ Fushatë në Britaninë e madhe për të reduktuar ndotjen

Veshjet e hedhura në plehra kontribuojnë më shumë në ndryshimet klimatike sesa udhëtimi ajror apo ai detar.

19:59
3 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Në tre vjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës- Gonxhe Bojaxhiut, në Muzeun Historik Kombëtar është çelur një ekspozitë me foto në të cilat përshkruhet rrugëtimi i jetës së saj. Që nga fëmijëria, momenti kur u largua nga shtëpia për t’ju përkushtuar të qënit murgeshë e deri misioni i saj thelbësor, përkushtimi ndaj të varfërve.

19:47
“France Football” publikon notat, nuk do ta besoni kush është më i miri nga Shqipëria

Pavarsisht forcës së kundërshtarit duke parë edhe mungesat e shumta që kishte Franca, paraqitja e Shqipërisë në Stade De France ndaj gjelave ishte një nga më të dobtat që ka bërë ndonjëherë kombëtarja kuqezi. Nga një ndeshje ku goditja e parë në portë erdhi vetëm në minutën e 90-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe mbrojtja futi ujë nga të tëra anët nuk mund të shpëtonte askush.

19:19
Sako: Pastrimi dhe infrastruktura prioritetet e mia për një qytet turistik të suksesshëm

Një qytet i pastër, me infrastrukturë rrugore, arsimore dhe kulturore që të nxisë më tej zhvillimin e Durrësit turistik dhe t’i kthejë atij shkëlqimin që mbart nga lashtësia.

18:58
Rregullat e reja/ Ja cilat xhama të makinës mund t’i bëni të zinj

Drejtuesit e makinave të cilat kanë xhamat e pasëm të errët tani nuk mund të shqetësohet më për gjobat. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se xhami i pasëm mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%.

18:50
Foto/ Sinead O’Connor pasi kthehet në myslimane, shfaqet në publik me djalin e saj

SINEAD O’Connor pasi u kthye në myslimane në muajin tetor, doli me veshje tradicionale (Hijab) fetare e shoqëruar nga djali i saj.

18:44
Ferrari fiton në shtëpi pas 9 vitesh, Leclerc mposht dyshen e Mercedez

Charles Leclerc shkëlqen edhe në Monza.

18:31
43 të vdekur deri tani/ Pas SHBA-së, uragani ‘Dorian’ kthehet në tmerrin e Kanadasë

Pasi shkatërroi disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uragani ‘Dorian ka goditur Kanadanë.

18:13
Mitsotakis: Greqia kundër hapjes së bisedimeve për Shqipërinë në BE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në prezantimin e tij të parë në Selanik ka paralajmëruar gjatë një konference për shtyp para gjithë mediave vendase dhe atyre të huaja se Greqia do të bllokojë fillimin e negoiciatave të Tiranës me BE-në nëse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

18:05
UFC/ Khabib konfirmohet kampion, dorëzohet Poirier

Khabib Nurmagomefdov konfirmohet si kampion në Ultimate Fight Championship teksa mundi në duelin e radhës Dustin Poirier, një sfidë që kjo që u transmetua drejtpërdrejt edhe në platformën Digitalb nëpërmjet paketës Supersport.

17:51
Foto/ Papa Françesku në Madagaskar, 1 milion besimtarë ‘sfidojnë’ erën e fortë dhe pluhurin

Papa Françesku ka mbajtur një meshë në Antananarivo, kryeqytetin e Madagaskarit.

17:38
Vitrina e Librit/Mariana Ymeri: Si lindi dashuria në një spital psikiatrik?

“Pesha e Dashurisë”
Sot e ftuar në “Vitrina e Librit” Drejtoresha e Sh.B. “Dituria” Mariana Ymeri për të folur rreth romanit artistik “Pesha e Dashurisë”.

17:36
Lindje-Perëndim/ Kriza politike në Itali, si mundi Salvini të dilte aq huq?

Pak javë më parë, kryeministri Italian Giuseppe Conte qëndroi në këmbë përpara ligjvënësve italianë për t’iu treguar se tensionet e brendshme në koalicionin qeverisës kishin shpërthyer, e ai nuk kishte se çfarë të fashiste më. Profesori i pavarur i juridikut i propozuar 21 majin e 2018-tës me pëlqimin e partive që do të krijonin më pas koalicionin qeverisës si udheheqësi i këtij ekzekutivi, shfryu të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj kreut të Legës, Matteo Salvini.

16:54
Greqia hap kapitull të ri, Mitsotakis: Zhvillim i Ekonomisë, vende te reja pune, rritje pagash dhe pensionesh

Në prezantimin e tij të parë si kryeministër i ri në ceremoninë e inaugurimit të Panairit të 84-t Ndërkombëtar të Selanikut mbrëmjen e së shtunës, Kyriakos Mitsotakis ka bërë të njohur për grekët, parametrat themelorë të një plani 4-vjeçar nën sloganin “Zhvillim ekonomik për të gjithë”.

16:54
‘Do të hetohet të gjitha dëshmitë e mbledhura për kriminalitetin’, ja njoftimi i Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi do t’i marrë përsipër rastet gjyqësore që ka ngritur dhe po procedon Prokuroria e Posaçme.

16:30
Koko Fest/ Prezantohet komedia ‘Karnavalet e Korçës’ nga teatri i Prishtinës

Karnavalet e Korçës, komedia e njohur muzikore që në qendër të saj janë dy prindër të cilët vendosin për martesën e vajzës së tyre, është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës.

16:18
Vjeshtë e vonë, ç’ka parashikuar moti këtë shtator?

Zhiva e termometrit do të vazhdojë të qëndrojë mbi 30 gradë Celsius. Normalisht duhet të kishte nisur vjeshta, por moti vazhdon të jetë i ngrohtë dhe ngjan më tepër me një zgjatim të verës.

16:11
Detyrimi i munguar 1.06 mln Euro, doganat bëjnë bilancin e aksionit në fushën e karburanteve

Kontrollet e doganave në operatorët me shumicë që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante kanë zbuluar detyrime të munguara fiskale.

16:00
Basha pranon dorëheqjen e Bogdanit, kush do ta zëvendësojë ish-sekretarin?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

15:55
Dorëhiqet Gert Bogdani, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD

Është dorëhequr nga pozicioni i tij si sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani.

15:49
Rrezikoi të mbytej në plazhin e Sarandës, ndërron jetë në spital 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Lezhë, fill pasi u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.

15:34
Foto/ 3-vjeçarja ndërron jetë në prehrin e nënës, mjekët e zbulojnë me vonesë sëmundjen

Një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë në krahët e nënës, pasi vuante nga një kancer i rrallë.

15:34
Humbja me Francën 4-1, Reja: Gabova me Roshin

Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje të thellë në Saint Denis teksa u mund 4-1 nga kampionët e botës së Francës në kualifikueset e Euro 2020 duke i komplikuar gjërat.

15:30
Tekstet shkollore me gabime, shqetësimi i gjuhëtarëve: Jo vetëm në drejtshkrim, por edhe në konceptim

Me fillimin e shpërndarjes së teksteve shkollore më 2 shtator, për sistemin parauniversitar, përmbajtjet e librave vijojnë të kenë probleme shqetësuese për gjuhëtarët.

15:11
Kërkesat për çerdhe dhe kopshte në Tiranë, rriten kapacitetet për të shtuar numrin e fëmijëve

Kërkesat në rritje të prindërve për të regjistruar fëmijët në çerdhe dhe kopshte publike ka vënë para përgjegjësisë bashkinë e Tiranës për të shtuar ambientet dhe për të rritur kapacitetet.

15:07
“Spektakël i garantuar politik”, detajet e pranisë së Ilir Metës në Komisionin Hetimor

Ora 10 e të hënës do ta gjejë presidentin Ilir Meta përballë komisionit të posaçëm hetimor parlamentar.

14:37
Këto krijesa duket sikur kanë ardhur nga një planet tjetër

Interneti na bën të besojmë se nuk ka asgjë në botë që mund të na befasojë. Sidoqoftë, natyra na provon gabim gjatë gjithë kohës.

14:29
Kur qethja e kafshëve bëhet kaq komike

Kafshët shtëpiake janë një pjesë e rëndësishme  e jetës sonë moderne, por ndonjëherë ato bëhen jo vetëm miqtë tanë, por janë edhe objekti i eksperimentimit dhe shakave.

14:21
Zbulohen detaje të reja, ende mister fati i turkut pas gjetjes së jahtit të braktisur në Shëngjin

Ende vazhdon të jetë mister se kush po e drejtonte jahtin e gjendur tre ditë më parë në brigjet e Adriatikut, 12 milje larg Shëngjinit.

14:17
Natyrë  e çuditshme, vende të çuditshme

Natyra gjithmonë na surprizën me fuqinë e saj.

13:54
(Video) Tmerr në Kanada, uragani Dorian rrëzon vinçin mbi ndërtesë

Një video e realizuar me celular tregon se si era e furishme e uraganit Dorian rrëzon vinçin, i cili bie mbi një godinë shumëkatëshe, duke e shkatërruar këtë të fundit.

13:35
Zbulohet shkaku i vërtetë/ Pse ndodhi gafa me himnin shqiptar, në ndeshjen Francë- Shqipëri

Ajo që pritej të ishte një çelje e zakonshme e ndeshjes Francë-Shqipëri u shndërrua në një seri çastesh të sikletshme, ku pasi u luajt himni i Andoras në vend të atij të Shqipërisë, gafa u pasua edhe gjatë ndjesës së bërë nga organizatorët, të cilët aksidentalisht i kërkuan falje Armenisë.

13:20
Titulli i 24-t, një mallkim për Williams-in, Andreescu fiton US Open

Tenisi i femrave ka shansin që të ketë në radhët e saj një tjetër talent. Bëhet fjalë për Bianca Andreescu që është mbretëresha e re e US open.

13:11
Performancë e jashtëzakonshme, orkestra në Austri interpreton simfoninë e pambaruar të Mahler-it

Një muzikë po aq e mirë sa e Gustav Mahler-it, por e krijuar nga inteligjenca artificiale?

12:57
Vdekja e 2 punëtorëve nga rrëzimi i skelave, ndalohet 46-vjeçari

Policia e Tiranës ka ndaluar një tjetër person të lidhur me ngjarjen e 16 gushtit 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion, ndërruan jetën dy punëtorë.

12:55
Shkëmbimi i të burgosurve, Ukraina dhe Rusia po negocionin prej kohësh

Ishte negociuar prej kohësh, dhe tani u bë realitet: Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer mes tyre grupe të burgosurish, lëvizje kjo që u pa si sinjal për një fillim të ri në marrëdhëniet mes palëve.

12:51
“Sy” për shoferët, teknologjia në lëvizje për të zgjidhur mungesën e vëmendjes në timon

Do të duhet kohë që makinat autonome të bëhen pjesë e realitetit të përditshëm, por një pjesë e kësaj teknologjie ka nisur të vihet në përdorim që tani.

12:47
Facebook nën hetim në SHBA: E ka mbytur konkurrencën, i ka vënë përdoruesit në rrezik

Facebook-u është vënë nën hetime në Shtetet e Bashkuara për të përcaktuar nëse gjiganti i rrjeteve sociale “e ka mbytur konkurrencën dhe i ka vënë përdoruesit në rrezik”.

12:46
A është i rrezikshmi Arben Zogu, porositësi i vrasjes së ‘Diabolik’?

Detaje të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe me nokën ‘Diabolik’. Shefi i ultrasve të Lazios u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës.

12:42
Vjedhja e kasafortës në Babrru/ Zbardhet ngjarja, dy të arrestuar, një në kërkim

Ngjarja e korrikut në Babrru, ku u vodh kasaforta dhe mjeti në banesën e shtetasit B.M ka mundur të zbardhet duke vënë në pranga dy autorë të dyshuar, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

12:38
Rama: Arena Kombëtare përurohet me ndeshjen Shqipëri-Francë

Pas ndjesës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar po ashtu mesazhet e ndjesës nga vetë FFF-ja si dhe nga mediat franceze, për gafën e rëndë në interpretimin e himnit të flamurit tonë në Stade de France.

12:29
Macron kërkon ndjesë për himnin: Gabim i patolerueshëm i Federatës Franceze të Futbollit

Sfida e kualifikueseve të Euro 2020 mes Francës dhe Kombëtares shqiptare po përmendet më shumë për gafën me himnin shqiptar që u ngatërrua me atë të Andorrës sesa për rezultatin e saj.

12:14
Interneti, edukim në shkollë/ Kosovë, në mungesë të një lënde për nxënësit, trajnohen mësuesit

Ndikimi i madh i mediave te të rinjtë ka shtuar nevojën që edukimi për to të jetë pjesë e sistemit arsimor.

12:12
Diaspora të votojë në 6 tetor; thirrja e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj

Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj, kërkoi nga komuniteti shqiptar që të marrë pjesë në këtë proces, duke votuar përmes postës.

12:04
Himni i gabuar/ Shqiptarët turpërojnë Francën, refuzojnë të luajnë

Drejtuesit e Kombëtares franceze u turpëruan, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të luajnë në Paris, pasi aksidentalisht u luajt himni i Andoras dhe në vend që t’i kërkonin falje Shqipërisë, gafa vazhdoi ku organizatorët i  kërkuan falje Armenisë.

11:43
4 arrestime në Durrës brenda 24 orëve/ Nga dhuna në familje te vjedhja e celularëve

Përgjatë 24 orëve të fundit arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra penale të ndryshme, ndërsa kanë mbetur të plagosur me thikë në dy ngjarje, pa lidhje me njëra-tjetrën, një 26-vjeçar që ndodhet në gjendje të rëndë dhe një 16-vjeçar.

11:31
Kujtim në nder të shqiptarit të vrarë nga pronarët e tij: Buzëqeshja e ëmbël e Hysajt

Hyso Telharaj ishte vetëm 22 vjeç kur u vra në fshatin e zonës së Foggia. I riu shqiptar kishte ardhur në Itali për të kërkuar punë. Ai ishte një bujk që mblidhte frytet e tokës së Capitanatas.

11:28
Pogradec/ Plagosën të riun me sende të forta, pranga 25-vjeçarit, në kërkim një tjetër

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga ndërkohë që një tjetër është në kërkim, pasi plagosën shtetasin me inciale R.Ç, 21 vjeç, në Pogradec, për motive të dobëta.

11:26
Lufta ndaj informalitetit, lirohen nga detyra 14 doganierë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta doli sot në një deklaratë ku dha informacion rreth aksionit anti-informalitet në tre portet shqiptare.

11:12
Në kërkim të biznesmenit turk/ Jahti i tij luksoz braktiset në Shëngjin, asnjë gjurmë nga milioneri

Në bregun e Shëngjinit u spikat një jaht luksoz me një vlerë prej 2 milionë eurosh. Qenë disa peshkatarë ata që vunë re mjetin e braktisur, 13 metra të gjatë, i cili gjendej i ankoruar 12 milje larg portit të Shëngjinit, me motorë të ndezur dhe flamunj të Turqisë.

10:56
28-vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Meta mesazh urimi homologut të tij

Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh urimi homologut të Maqedonisë së Veriut me rastin e kremtimit të 28-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

10:51
A do mund t’i hanit këto perime të pazakonta?

Ju ka ndodhur të shihni një super mega lakër gjigante? Po një spec të zi, karotë shumëngjyrëshe, një mini kastravec apo misër të kuq?

10:36
Vodhi 2 automjete në Tiranë, bie në pranga 28-vjeçari në kërkim

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim është ndaluar dhe më pas arrestuar nga policia e Tiranës.

10:32
“E kurova kancerin nga uji”, pas dëshmisë së pacientit 30 mjekë nisen drejt vendit të shenjtë

Një i moshuar beson se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë i Kishës Katolike romake, në Lurdë të Francës.

10:22
Arrestohet shqiptari në kërkim, 42-vjeçari u dënua me 8 vite nga drejtësia italiane

Një 42-vjeçar shqiptar, i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë” është arrestuar nga policia, në Tiranë.

10:08
Një objekt misterioz “ndez” qiellin në Britani. Policia nis hetimet

Policia në Devon të Britanisë ka filluar një hetim pasi një objekt misterioz ra nga qielli në bregdetin e jugut.

09:55
“Alo mami! Po të telefonoj nga burgu në Angli”

Prej disa javësh mediet e huaja kanë raportuar se shqiptarë të dënuar në Britani, përdorin celularë nga burgu, duke sfiduar kështu qeverinë që ka akorduar miliona euro për të rritur sigurinë. Shkrimi i radhës vjen nga ‘The Sun’, ku shkruan se ka mundur që këtë të diel të kontaktojë përmes një faqeje internetit, të quajtur “The Best”.

09:31
Brexiti mund të çojë në burg kryeministrin Boris Johnson

Lord MacDonald, ish-prokurori tha për Sky News se Boris Johnson mund të shkojë në burg nëse refuzon të vonojë Brexitin. Kryeministri ka thënë se nuk do të pajtohet me zgjatjen e procesit, pavarësisht se Parlamenti miratoi një ligj që e detyron të bëjë një gjë të tillë.

09:15
Maqedonia e Veriut sot kremton 28-vjetorin e Pavarësisë

 Maqedonia e Veriut, sot shënon 28-vjetorin e Pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave.Pavarësia ndodhi përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

09:04
Trajneri i Anglisë i trembet Kosovës: Me ta duhet të luajmë më mirë se me Bullgarinë

Kosova mundi mbrëmë Republikën Çeke në kualifikimin e Euro 2020 . Dardanët fituan me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke treguar se është një skuadër me karakter dhe dinjitet.

08:33
PDK nominon Kadri Veselin për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.

08:33
Flasin heronjtë e suksesit me Çekinë: Fitore e madhe, me Anglinë tentojmë…

Entuziazëm i madh në fjalët e heronjve “Dardanë” pas suksesit historik 2-1 me Çekinë. Amir Rrahmani, Bersant Ceila, Fidan Aliti dhe Besar Alimi tregojnë emocionet e fitoren me Çekinë, duke premtuar të tjera ndeshje të mëdha në të ardhmen.

08:31
Valon Berisha shpjegon skemën e golit të fitores

Nga këmbët e Valon Berishës, i cili u aktivizua si zëvendësues ndaj Çekisë, mori udhë goli i fitores për Kosovën, i realizuar nga Vojvoda. Në lidhjen e drejtpërdrejtë për SuperSport, futbollisti i Lazios tregon emocionet e aktivizimit pas thuajse 7 muajsh mungesë.

08:18
Reja: Gabimi im, ja pse e aktivizova Roshin mbrojtës

Edy Reja merr përgjegjësitë e tij për dështimin me aktivizimin e Odise Roshit si mbrojtës, por sigurisht nuk e hedh të gjithë poshtë paraqitjen e Shqipërisë, pavarësisht humbjes së thellë 4-1.

08:16
EURO 2020/Flasin kuqezinjtë: Ta harrojmë Francën, tani kemi Islandën

Keidi Bare ishte pa dyshim nota më pozitive e Shqipërisë në sfidën e humbur në “Stade de France”. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, mesfushori i Malagas deklaroi se përtej humbjes, dha gjithçka në fushë:

07:30
Reshje shiu në zonat veriore dhe ato të mesme, ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri dhe Kosovë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash, ku pritet të ketë reshje shiu në zonat e veriut dhe ato të mesme, ndërsa moti në jug të vendit do të jetë i kthjellët.

E shtunë, 07 Shtator 2019
23:10
Lufta tregtare e Trump rrezikon vajin e ullirit dhe djathin evropian

Luftërat tregtare të Donald Trump mund t’i kushtojnë shumë ekonomisë evropiane, e sidomos prodhuesve të djathit e vajit të ullirit.

23:05
Stefi Prifti marton vajzën, zbulon identitetin e dhëndrit

kantautori i njohur Stefi Prifti marton vajzën e madhe. Vajza e madhe e artistit është diplomuar në vitin 2016 në degën e Kantos për Soprano dhe Stefi e ka prezantuar gjithmonë si talentin që synon të rritet gjithnjë e më lart në karrierë.

22:58
Video/ Përplaset motori, shpëton për mrekulli drejtuesi i tij

Pamje shqetësuese vijnë nga qyteti i Vlorës, ku një motor ka marrë flakë gjatë aksidentit në rrugën transballkanike.

22:48
Franca mund Shqipërinë/ Gafë me himnin, disfatë në fushë

Shqipëria humbi 4-1 përballë kampionëve të botës në futboll, duke iu larguar ëndrrës për kualifikimin në Europianin 2020. Kuqezinjtë provuan të luftojnë por bënë shumë pak në Sen Deni’ kundër Francës, në një ndeshje që mori përmasa komike me ngatërrimin e himnit shqiptar, e më pas fusha dha verdiktin më të drejtë, 3 pikë për më të fortët.

22:41
Cikalleshi shënon golin e nderit, Francë-Shqipëri 4-1

Pas një loje të cilën e mbajti gjithë kohën në epërsi, Franca shënon për herë të katërt, por Shqipëria përgjigjet shumë shpejt me golin e nderit.

22:19
Shënon Coman, Francë Shqipëri 3-0

Shqipëria e nisi pjesën e dytë pa asnjë ndryshim lojtarësh apo formacioni. Franca po ashtu nuk ndryshoi asgjë nga formacioni fillestar.

22:12
Kaos në Bahamasin e shkatërruar, largohen me qindra banorë

Me qindra banorë të Bahamasit, të cilët i mbijetuan uraganit “Dorian”, janë larguar për t’i shpëtuar kaosit dhe shkaëtrrimit që ka mbetur në vendin e tyre pas uraganit Dorian.

22:10
Edicioni i 76 të filmit të Venecias, trofeun e merr…

Festivali i filmi të Venencias ka zbuluar më të mirët edhe në këtë edicion të 76 të tij.

21:46
Mbaron pjesa e parë, Shqipëria pëson dy gola, i shpëton një penalltie

Pjesa e parë e ndeshjes Francë-Shqipëri ka mbaruar me blutë në kryesim 2-0 ndaj kuqezinjve.

21:43
​Haradinaj: Kosova nuk do të ndahet, do ta mbrojmë edhe me jetë

Zyrtarisht sot është shpallur kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

21:28
Francezët vazhdojnë gafat, ngatërrojnë Shqipërinë për herë të dytë

Pas incidentit të pakëndshëm që u krijua në minutat para fillimit të ndeshjes, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos gabimisht ai i Andorës, organizatorët francezë vendosën të kërkojnë falje, por sërish bënë një gabim të dytë.

21:24
Shënon sërish Franca, kryeson 2-0

Franca e thellon epërsinë ndaj Shqipërisë me një tejtër gol të shënuar që në pjesën e parë.