Kane vuan dëmtimin/ Humb sezonin, jashtë “Euro 2020”

10/01/2020 11:41

Sulmuesi i kombëtares angleze Heri Kejn është kthyer në shqetësimin kryesor të tifozëve ishullorë dhe të ekipit të Totenhemit, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ditën e parë të 2020.

Bomberi i përfaqësueses së 3 luanëve dhe titullari i padiskutueshëm te Spwrs, do të duhet të operohet për këputjen e tendinës në kofshën e majtë, dhe praktikisht kështu, e ka mbyllur para kohe sezonin me skuadrën londineze.

Sfida e Totenhemit ndaj Sauthempton në 1 janar regjistroi dëmtimin serioz të Heri Kejn, që sipas mjekëve do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në parashikimet më optimiste ai do të rikthehet në fushat e lojës në fundin e muajit prill, por kjo jep efekt negativ dhe te kombëtarja angleze.

Trajneri Geret Sauthgejt e konsideron sulmuesin Kejn, si lojtarin kryesor për të provuar të ngjitet në fronin kontinental, në Europianin e 2020 këtë verë. Por me dëmtimin e fundit, seleksioneri duhet të rimendojë zgjedhjet e tij për turneun që finalen e madhe do ta zhvillojë në stadiumin Uembli të Londrës.

Top Channel