Tre persona janë arrestuar në flagrancë për vepra të ndryshme penale në Durrës.

Të arrestuarit përkatësisht janë kapur me drogë, kalim i kufirit me dokumente false dhe për shkaktimin e aksidenteve.

Njoftim/ Durrës

Arrestohen në flagrancë tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen 22 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Specialistët për hetimin e narkotikëve, në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.J.,21 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 22 gr lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës në bashkëpunim me Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I.K.,50 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas në P.K.K,Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumeta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e qarkullimit rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

R.A.,30 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
Ky shtetas në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip BMW, ka goditur mjetin tip Fiat, ku për pasojë janë lënduar shetësja A.M.,26 vjeçe dhe shtetasi R.R.,41 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve,pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave , stampave ose formularëve” dhe ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Top Channel