Derbi madrilen në finale/ Në superkupën e Spanjës do të përballet Reali me Atletikon

10/01/2020 12:54

Spektakli në stadiumin e Xhedah në Arabinë Saudite arriti në nivele të panjohur më parë me gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës mes Atletikos dhe Barcelonës.

Por kush shpresonte në një El Klasiko si finale elektrizuese, do të duhet të kënaqet me derbin e Madridit që do të vendosë edhe trofeun.

Atletiko e Madridit mundi 3-2 Barcelonën duke fituar të drejtën të diskutojë Superkupën ndaj rivalëve të një qyteti, pas një 90 minutëshi në King Abdullah Stedium, ku gjithçka ndodhi në fraksionin e dytë. Akuzat e katalanasve për spostimin e finaleve në Arabinë Saudite për shkak të parave, kthyen publikun në një armik gjatë gjithë lojës, e kjo u duk se ndikoi paksa.

Koke i dha avantazhin Kolshoneros, por skuadra Blaugrana arriti të përmbysë rezultatin me rrjeta e Lionel Mesit dhe francezit Grizman. Siguria e Barcelonës mund të ishte më e madhe nëse arbitri nuk do t’i anulonte formacionti të Valverdes edhe dy gola të tjerë, ndërsa në finale ndodhi e pabesueshmja.

Sulmuesi Alvaro Morata barazoi rezultatin me penallti ndërsa Korrea i dha Atletikos fitoren që gjithsesi nuk do të vlejë asgjë nëse nuk mund Realin në të njëjtin stadium në 12 Janar, në finalen e së dielës.

 

Top Channel