Vllaznia prej disa ditësh është e grumbulluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut aty ku nën drejtimin e trajnerit Mirsad Jonuz dhe pjesës tjetër të stafit teknik po zhvillon mini-fazën përgatitore të dimrit. Me kuqeblutë sëfundmi janë bashkuar dy lojtarë, siç njofton vetë klubi i Vllaznisë në faqen zyrtare.

Përveç mbrojtësit Mevlan Adili i cili ka firmosur për një vit me Vllazninë, në Ohër ka mbrritur edhe sulmuesi nga Maqedonia e Veriut Simeon Hristov. 27-vjeçari për momentin po kalon një periudhe prove por shumë shpejtë mund të firmosë me shkodranët. Hristov në karrierën e tij ka luajtur me disa skuadra në Maqedoninë e Veriut, ka nisur gjithçka nga Vardari i Shkupit ndërsa ka provuar të jetë pjesë edhe e Pelister, Makedonija Gp apo sëfundmi Borec Veles me të cilët në këtë sezon është aktivizuar në 15 takime duke shënuar 3 gola në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.Supersport/Digitalb

Top Channel