Është Torino skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Italisë. Skuadra Granata mposhti 6-4 Genoan pas goditjes së penalltive duke prerë biletën për më tej pasi 120 minutat e lojës përfshirë edhe shtesat përfunduan në barazim 1-1.

Fillimisht shënoi Genoa me Favillin në minutën e 14-të por skuadra e Walter Mazzarrit iu kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar rezultatin me De Silvestrin. Në minutën e 106-të, Torino mbeti me një lojtar më pak pasi Meite mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ndeshja shkoi te penalltitë dhe aty skuadra Granata u tregua më e saktë pasi shënoi të 5-ta penalltitë që goditi ndërkohë që për Genoan Radovanovic gaboi penalltinë e 4-t. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Torino do të sfidojë fituesen e çiftit Milan-Spal.

Top Channel