Në vendin e rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë janë parë buldozerë – Irani po tenton shkatërrimin e provave?

10/01/2020 11:54

Irani ka përdorur buldozerë për të lëvizur nëpër copat e mbeturinave të një aeroplani të shkatërruar të pasagjerëve, duke shkatërruar potencialisht prova të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të asaj që i ndodhi.

Kështu shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, imazhet dhe raportet nga vendi i përplasjes, vetëm jashtë Teheranit, tregojnë se së paku një buldozer po punon tek mbeturinat në këtë vend
Bëhet fjalë për vendin ku një Boeing 737-800 u rrëzua të martën, duke vrarë të gjithë 176 njerëzit në bord.
Zona e rrëzimit thuhet se është në qendër të një beteje të tensionuar gjeopolitike mbi saktësisht atë që ndodhi me aeroplanin, i cili operonte në kuadër të Ukrainian International Airlines.

Irani pohon se avioni u rrëzua për shkak të një çështje teknike në bord.Telegrafi

Top Channel