Partizani luan mirë, por mposhtet minimalisht nga Trabzonspor

10/01/2020 15:40

Partizani mposhtet në miqësoren e parë në tokën turke. Të kuqtë u thyen me rezultatin 1-0 në sfidën e luksit ndaj gjigantëve turq të Trabzonspor në sfidën e zhvilluar në Antalia që ishte edhe e para për Adolfo Sormanin që pas rikthimit të tij në stolin e Partizanit.

Trajneri italian e nisi sfidën me formacionin më të mirë të mundshëm teksa aktivizoi që nga minuta e parë, Hoxhën në portë Idrizajn, Bitrin, Bilalin e Trashin në mbrojtjen me 4, Telushin, Romeron dhe Cordeiero në mesfushë ndërsa treshja e sulmit përbëhej nga Çinari, Bardhi e Broën. Edhe Trabzonspor kishte në fushë shumë emra me peshë, mungonte ishi i madh i sfidës Caleb Ekuban por luanin Sosa e Sturridge.

Vendosi gjithçka në këtë sfidë një gol i sulmuesit kryesor të Trabzonspor shtatlartit Sorloth në minutën e 22-të, i cili përfitoi nga një përgjumje në mbrojtjen e kuqe duke mposhtur Hoxhën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë në pjesën e dytë të dyja skuadrat zbritën në fushë me të tjera 11-she me dy trajnerët që hodhën në fushë të gjithë lojtarët e stolit. Partizani iu afrua golit të barazimit në disa raste me Joseph Ekuban, Kote, Solomon e Boldor por pa mundur të gjejë rrjetën. Një humbje minimale për të kuqtë ndaj një kundërshtari të nivelit shumë të lartë, është mëse e pranueshme në debutimin e Sormanit, pasi Partizani prodhoi lojë në këtë sfidë dhe mund të përmirësohet duke filluar që nga miqësorja e ardhshme në Antalia ndaj hungarezëve të Budapest Honved që do të zhvillohe pas pak ditësh.

Top Channel