Gjykata ka vendosur 7 masa detyrim paraqitje për disa efektivë të policisë të Urës Vajgurore dhe specialistë të bashkisë Ura Vajgurore për dyshime korrupsioni.

Prokuroria SPAK po i heton për lejim të ndërtimeve la leje në fshatrat Poshnjë, Kutalli. Hetimi më herët ishte zhvilluar nga prokuroria e Beratit, por për shkak të kompetencave i kaloi SPAK.

Të përfshirët e dyshuar në çështje janë punonjësit Agron Spahiu ish kryeinspektor i IMTV, Hysen Kallmi inspektor IVMT, Behar Ismailaj IVMT, Nikolin Mucollari përgjegjës departamenti në kolegjin e policisë, Vladimir Toska specialist në komunitet, Nesim Hasani polic dhe Sadik Cjapi kryeplak fshati Hinkë, për këtë të fundit thuhet se banesa i është prekur nga tërmeti, prandaj i është dhënë leja.

12 banorë në fshatrat Syzes, Drenovicë, Kutalli kanë ndërtuar pa leje.

Top Channel