“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, bamirës të të prekurve nga tërmetit 11.000 mijë persona

10/01/2020 17:52

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, është kjo nisma e bamirësisë, e cila do të simbolizohet ditën e sotme në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Deri më tani nga të dhënat që vijnë nga gazetari i Top Channel Endi Tufa, rezultojnë 11.000 mijë bileta të shitura. Tifozët në shkallët e stadiumit “Air Albania”, do të jenë dëshmitarë të ekipeve të përbërë nga ish yje dhe njëkohësisht ish-idhujt e tyre, si ( Karagunis, Papadopulos, Kiriakos,  Zambrota, Tomazi, Perrota e të tjerë ).

Ndeshja ka në fokus lojtarët veteran të kombëtarëve të Shqipërisë, Italisë dhe Turqisë. Moto “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, nuk është pa qëllim, pasi paratë që do të përfitohen nga kjo ndeshje do të shkojnë të gjitha për familjet e prekura nga tërmeti. Kujtojmë që kjo është një iniciativë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Andi Lila në bashkëpunim me federatën Shqiptare. E gjithë kjo organizim do të zhvillohet në formën e një mini-turneu, formula e saj është shumë e thjeshtë.

Ndeshjet do të jenë nga 30-të minuta dhe në rast barazimi do të gjuhen nga tre penallti (formulë e cila do të ndryshojë vetëm në ndeshjen finalja, ku në rast barazimi do të gjuhen nga pesë penallti) për secilën skuadër, ku do të shpallet dhe fituesi. Ndeshja e parë që do të zhvillohet do të jetë ajo midis Shqipërisë dhe Italisë e cila do të nisë në orën 18:00. Ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ajo midis Turqisë dhe Greqisë.

Nuk mungojnë në këtë spektakël futbolli as këngëtarë dhe DJ mjaft të njohur. Tifozët do të priten nga tingujt e muzikës së luajtur nga DJ i njohur Vin Veli. Në gjysmë finale do të ketë vend dhe për reperin e ri Finem. Ndërsa në finale euforia e publikut do të shtohet edhe më shumë nga muzika e kënduar nga MC Kresha.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel