Në orën 15:30 minuta pasditen e sotme, një godinë gjashtë katëshe në zonën e Unazës së Re, u shemb me shpërthim të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Kjo ishte edhe godina e fundit që duhej shembur në lotin e parë, për ti hapur rrugë projektit të unazës së madhe.

Ndërkaq ditën e djeshme u shembën pesë godina të tjera të banueshme. Aksioni i këtyre dy ditëve u zhvillua me prezencë të lartë policie, por pa pasur tensione apo përplasje mes tyre dhe banorëve.

Në total, vetëm për këtë lot, u shembën 41 godina, 35 nga të cilat u shembën në muajin nëntor të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel