Prej vitesh,masivet pyjore po përballen me insektin e rrezikshëm të procesionares si në rrethin e Matit ashtu edhe në rrethin e Bulqizës.

Ky insekt i njohur ndryshe si krimbi i pishës, ka shkaktuar dëme të mëdha e pisha e zezë. Para 4 vitesh, Ministria e Mjedisit ndërmori edhe një fushatë për të hequr në mënyre mekanike këtë insekt i cili duke ngrënë gjethet e pishës, arrinte deri në tharjen totale të saj.

Por këtë vit, insekti ka filluar ta shkatërrojë të gjithë zonën e pishës së zezë.

Sipas drejtorit të shërbimit Pyjore Roland Dedja.

Prej një viti tharja e pishës së zezë ka filluar në masë të madhe.

Top Channel