E mërkurë, 12 Qershor 2019
13:28
Fëmijët me pushime; Kampet verore janë sërish alternativa

Në fshat, nga gjyshërit, në kamp veror, apo gjithë ditën në shtëpi. Këto janë mënyrat se si fëmijët do t’i kalojnë pushimet verore. Këto ditë të para të pushimeve, nëpër rrugë të zë syri fëmijë të shoqëruar në pjesën më të madhe nga gjyshërit.

13:26
Prokurori i dosjes “339”, Vladimir Mara del i pastër në 3 kriteret

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  ku u hetua sipas 3 kritereve; atë të pasurisë, pastërtisë dhe figurës së aftësive profesionale.

13:00
Dokumentar për Korenë e Veriut/Pamjet nga jeta në diktaturë shfaqen në Gjirokastër

“Gardianët e parajsës, njeriu dhe populli në Korenë e Veriut”, një ekspozitë fotografike e realizuar brenda vendit që jeton nën totalitarizëm dhe një dokumentar hit ndërkombëtar i titulluar ” Dita e Çlirimit”, një material filmik dhe ideologjik kontrovers i një linje që ngjall diskutim, shfaqën premierën e tyre botërore në Gjirokastrës.

12:57
Vjen “Frozen 2”/ “Sekreti i Arendelle” do të shfaqet këtë vit

Tisi i misterit mbi “Frozen 2 – Sekreti i Arendelle”, po largohet ngadalë: filmi i shumëpritur nga vogëlushët në mbarë globin del në kinematë botërore në fund të nëntorit, por traileri i tij dhe posteri zyrtar janë shpërndarë tashmë.

12:48
Bizneset verore në Vlorë, Njësitë e reja gati për sezonin turistik

Në harkun kohor të një viti, Lungomare është kthyer në një qendër e vërtetë biznesi. Nga 85 subjekte që ushtrojnë aktivitet tregtar, rezulton se 30 prej tyre janë hapur vetën në vitin 2019, duke dhënë një sinjal pozitiv për ekonominë e qytetit.

12:33
Tre pikë me Moldavinë, Reja: Vuajtëm, por fituam

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë në Elbasan Arena 2-0. Një  ndeshje jo me një ritëm të mirë, por në këtë situatë të kuqezinjve rezultati vlen shumë edhe për aspektin psikologjik, pasi skuadra vinte nga një periudhë rezultatesh jo të mira që kish futur skuadrën në një klimë negative. Në fillim zhbllokon Sokol Cikalleshi, i cili i mungonte kombëtares si me prezencë edhe me golat e tij.

12:24
Data e re e zgjedhjeve/ Aleatët e PD, takim me Bashën

Aleatët e Partisë Demokratike kanë njoftuar sot një takim me kreu e selisë blu.  

12:18
Tërmetet e “Bankers Petroleum”, banorët jetojnë në shtëpi të dëmtuara

 “Aq dëme kam pasur sa vetëm shpirti ma di. Kanë rënë të tëra, copa; i tërë fshati i bëri shtëpitë e reja kurse unë ca më bie jashtë, më bie brenda”, e nis rrëfimin banorja e zonës së Zharrësit, Lindita Premçe.

12:08
Lani dhëmbët kundër demencës, ekspertët: Bakteret shkatërrojnë qelizat e trurit

Larja e dhëmbëve është e domosdoshme për mbrojtjen e tyre, por sipas shkencëtareve, ajo ka rëndësi të madhe edhe për parandalimin e një sëmundjeje të vështire që godet sidomos me kalimin e moshës: demencën.

12:03
Panairi i lojërave elektronike, hapet në Los Angeles “parajsa” e videolojërave

Persona të brendshëm të kësaj industrie dhe adhurues të videolojrave vërshuan në çeljen e parajsës së tyre, panairit “Electronic Entertainment Expo (E3)”, në Los Angeles.

11:53
Kombëtarja U21, fiton sfidat miqësore me Uellsin

Pas sfidës me Turqinë të mbyllur me barazimin 2-2, kombëtarja shqiptare e U21 zhvilloi dy ndeshje miqësore me Uellsin duke i fituar që të dyja. Nëse në ndeshjen e parë, kuqezinjtë e Alban Bushit fituan 2-1, në miqësoren e dytë që u zhvillua në Niko Dovana të Durrësit, ata bënë më mirë duke e mbyllur me rezultatin 3-1.

11:47
Aksident pune në minierën e Hotolishtit, vdes 52-vjeçari

Një 52-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një minierë në Hotolisht të Librazhdit.

11:24
Arrestohet në Rinas një kinez, akuzohet si kreu i grupit mafioz

Policia e Rinasit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi kinez, i kërkuar  nga Interpoli në Kinë. Shtetasi  G.L, 25 vjeç,  lindur në Kinë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23 maj 2019,  për veprën penale  “Gjobëvënie”, ku maksimumi i dënimit është 10 vjet burg.

11:05
Kanosi kushëririn, policia në kërkim të armës së 62-vjeçarit

Dy kushërinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Kasaj të Tropojës. Situata ka degjeneruar deri në kanosje me armë zjarri. Burime nga policia raportojnë se shtetasi Z.A., 62 vjeç ka kanosur me armë të afërmin e tij, shtetasin R.A., 57 vjeç, të dy banues në të njëjtin fshat.

10:55
Drama që iu shkakton dashuria këtyre peshqve

Njerëzit nuk janë specia e vetme , ku gjendja mendore preket nga humbja e të dashurit të tyre. Kjo ndodh edhe tek një lloj peshku monogam, që jeton në Amerikën e Jugut dhe kalon në depresion kur partneri i tyre ngordh apo krijon një lidhje tjetër. Ky është përfundimi i një studimi të ri.

10:39
Po shkëmbenin drogën, policia arreston në flagrancë 5 persona

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar nga policia mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime për Top Channel raportojnë se pas një hetimi disa mujor të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krujës, rreth orës 20:00 të së martës, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i pesë personave.

10:32
“Uber Air” vjen së shpejti/ Zbulohet luksi i taksisë fluturuese

 “Uber Air” për herë të parë pritet që të mbushë zbrazëtirat e taksive ajrore, apo të thënë ndryshe futuriste.  Më parë, Uber kishte ndarë dizajnet dixhitale të prototipit të automjetit, por tani automjetet po i afrohen ngritjes.

09:59
Data e re e zgjedhjeve, Presidenti bën lëvizjet e para

Presidenti  Ilir Meta pritet të nisë konsultimet me faktorin politik për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

09:55
Hong Kong/Protesta kundër ekstradimit, rrethohen godinat qeveritare

Protestuesit në Hong Kong kanë rrethuar ndërtesat qeveritare; me maska në fytyrë e helmeta në kokë ata bllokuan rrugët përreth godinave në fjalë. Policia ka ndërhyre duke përdorur gaz lotsjellës dhe ia bëri të qartë tubuesve se është e përgatitur të përdorë forcën.

09:44
Shpërndanin drogë në Elbasan, goditet grupi kriminal me 7 anëtarë

Finalizohet në Elbasan operacioni antidrogë i koduar “Palestra”, ku u arrestuan në flagrancë 4 persona e u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu burimet zyrtare të policisë raportojnë se kanë sekuestruar 11 kg hashash.

09:37
Dukej si një vrasje e thjeshtë, pastaj policia mësoi për kultin e alienëve

Mëngjesin e 15 korrikut 2017, në numrin 911 mbërriti një telefonatë për të raportuar një krim. “I dashuri im ka një armë”, i tha Barbara Rogers operatorit nga një banesë në Coolbaugh Township, Filadelfia. Më vonë raportoi :-“Ai më tha që ta mbajë armën dhe të shkel këmbëzën e saj. Oh Zot! Ai është i vdekur”.

09:03
Vrasja e kreut të Njësisë Kotë, policia: Hyri për të shuar sherrin, mbeti viktimë

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e djeshme në Selenicë dhe raporton se ka vënë në pranga autorët. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se ka arrestuar 3 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

08:30
FOTO/Magjia e vendeve të braktisura

Natalia Sobańska është një fotografe e talentuar dhe që eksploron zonat urbane. Polakja është e përqendruar kryesisht në fotografimin e vendeve të braktisura dhe të bukurisë së arkitektonikës.

08:18
Babai  nuk pagoi 113 dollarë, përdhunohet dhe vritet 2-vjeçarja

Një vajzë dyvjeçare është mbytur në Indi pasi babai i saj dyshohet se nuk ka paguar shumën prej 113 dollarë. Vajza Hindu u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në rrethin Aligarh, në Indinë veriore, më 30 maj përpara se trupi i saj i dekompozuar të gjendej në një depo plehrash më 2 qershor.

08:08
Gjendet koka e paprekur e një ujku të epokës së akullnajave/FOTO

Shkencëtarët kanë zbuluar kokën e një ujku të madh të epokës së akullnajave. Kafsha e egër ka ende dhëmbë dhe lëkura është e mbuluar nga qimet, sikur të kishte ngordhur dy ditë më parë. Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se koka është 40 mijë vjeçare.

05:49
Alex Morgan, njihuni me golashënuesen më të mirë të botërorit

Shtetat e Bashkuara të Amerikës mundën Tailandën me rezultatin 13-0.

05:18
Kina ‘pushtohet’ nga uji, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Kina është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje shumë masive.

04:56
Tregu i Futbollit

Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

02:35
Huawei: Kemi qëndruar lakuriq përpara gjithë botës

Kompania e njohur e kuneze Huawei ka mohuar dhe dënuar akuzat që ajo si kompani është e lidhur dhe punon për interes të qeverise kineze.

01:42
Shtëpia e Mbretëreshës Elizabeth në shitje, zbuloni shumën

Shtëpia e Mbretëreshës Elizabeth e cila ndodhet në Maltë është në shitje.

00:10
Video/ Lirohet gazetari investigativ në Rusi

Gazetari rus i cili u arrestua para pak ditëve nën akuzat për shitje droge është liruar sot.

E martë, 11 Qershor 2019
23:29
Shqipëria mposht Moldavinë/ Ja çfarë thotë trajneri i kuqezinjve

Shqipëria fitoi 2 me 0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatorët e Euro 2020.

23:04
Rally Albania 2019 në Voskopojë/ Gara mbyll etapën e 3

Jemi vetëm në gjysmën e itinerarit të përshkuar por deri më tani Rally Albania ka impresionuar garuesit e përfshirë në edicionin e këtij viti. Etapa e kësaj të marte e gjatë 445 kilometra transferoi të gjithë pilotë nga Valbona drejt Voskopojës.

22:56
Cakaj takon homologun Milanesi: Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Moavero Milanesi. Takimi është zhvilluar Trieste, në margjina të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qëndrore.

22:53
Britani, në pranga 17 persona për trafik droge

17 pjesëtarë të një bande janë arrestuar, pas një operacioni sekret.

22:49
Ubisoft mahnit në panairin e video-lojërave. Një “GTA” në Londër?

“Ubisoft” është një nga kompanitë më të mëdha të video-lojërave në botë. Edhe pse tregun e lojërave me “botë të hapur” e ka fituar prej kohësh kompania “Rockstar”, me “Grand Theft Auto”, Ubisoft ka vite që kontribuon fuqishëm në këtë fushë, me lojëra si “Assassin Creed”, “Far Cry”, etj. Por sfida e tyre më e drejtpërdrejtë ndaj “Grand Theft Auto-s” ka qenë Watch Dogs.

22:37
Tamara Gorro pozon nudo, Ezequiel ka diçka për t’i thënë! – Foto

Modelja dhe moderatorja Tamara Goor, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të rrallë, në rrjetin social “Instagram”, ku pozon nudo në plazh.

22:02
Fotolajm/ Vizitor special në “Elbasan Arena”

Granit Xhaka ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri-Moldavi, së bashku me të atin Ragip Xhaka dhe vëllain Agon Xhaka.

21:42
Bunkerët privatë për të pasurit

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku 1%-ëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut, të SHBA-ve.

21:35
Siberi, akulli ka ruajtur kokën e ujkut për 40.000 vite

Shkencëtarët po studiojnë mbetjet e një ujku “pleistocen”, që ka jetuar 40 mijë vite më parë, dhe që u gjet i ruajtur në mënyrë të përkryer në akull, në Siberi.

21:32
Ja kush janë 10 lojtarët më të paguar në botë!

Duke nisur me Lionel Messin i cili është lojtari më i paguar në botë, me të ardhura 127 milionë $ e duke vazhduar me Cristiano Ronaldon ja kush janë 10 lojtarët më të paguar në botë.

21:18
Fotografja rigjen shokët e klasës nga viti 2000

Në vitin 2000, kur ishte në vit të fundit në universitetin e Princeton-it, fotografja amerikane, Xhozefinë Sitenfelld, u bëri foto shokëve e shoqeve të klasës, ende me aparat me film, dhe i ruajti fotot.

21:15
‘Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë’, PD zbardh detyrat që u janë caktuar degëve në 61 bashki

Partia Demokratike ka bërë publik vendimin e marrë në Këshillin Kombëtar për formimin e ‘Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë’ në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.

21:00
Fiks Fare/ Anulimi i zgjedhjeve, miliona euro të hedhura “në kosh”

Fiks Fare investigoi procedurat e tenderave të realizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

20:48
Presidenti i KE: Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Presidenti i KE, Juncker tha se njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike, duke shtuar se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë.

20:22
Foto/ Rihanna mahnit sërish!

Rihanna tregon linjat e saj perfekte, me një palë “jumpsuit” leopard, për sesionin fotografik të një reviste.

20:22
Prerja e fotove, mashtrimi më i madh online – FOTO

Në epokën digjitale të mediave sociale, arti për të pozuar dhe postuar foton perfekte nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.

20:17
Negociatat/ Juncker me Ramën: Nuk do përqëndrohemi te qershori, por momenti ka ardhur

Në konferencën e përbashkët midis Jean-Claude Juncker dhe Edi Ramës u kërkua që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin meritën e Shqipërisë në realizimin e reformave për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

20:15
Klinton viziton Prishtinën. Ish presidenti në përvjetorin e hyrjes së NATO në Kosovë

Dy politikanët që i dhanë vulë përfundimit të luftës serbe, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish- sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albrigt kane arritur në Kosovë.

19:49
Basha jep detaje për ‘Aleancën për Mbrojtjen e Demokracisë’: Synojmë ndryshimin e sistemit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë detaje në Këshillin Kombëtar për funksionin e së ashtuquajturës ‘Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë’.

19:02
Basha qetëson demokratët: Nuk ka asnjë marrëveshje midis meje dhe Edi Ramës

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari Lulzim Basha është përqëndruar gjatë në mohimin e lajmeve se është një arritur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës.

18:53
Detaje nga mbledhja e Këshillit, Basha: Jemi gati të mbrojmë rendin kushtetues

Një ditë pasi në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike u votua për ngritjen e ‘Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë‘, kryetari Lulzim Basha është shprehur sot në Këshillin Kombëtar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

18:38
Balla sërish për Metën: Respektojmë vetëm dekretin tuaj të parë për 30 qershorin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur sërish presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

18:35
Thuhet se bën jetë luksoze, Shyhrete Behluli ka një përgjigje: Nuk fitoj aq sa mendojnë njerëzit!

Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli dhe nusja e saj Learta Jakupi, ishin të ftuara në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur mbi bashkëpunimin e tyre të parë muzikor dhe për të treguar më shumë nga jeta familjare.

18:29
Mijëra “super” makina, të braktisura në varrezat e Dubait

Mijëra makina luksoze duke përfshirë Ferrarin, Lamborghinin dhe Bently, janë të mbuluara nga pluhuri, pasi janë braktisur nga pronarët e tyre, në një varrezë me vendndodhje në Dubai.

18:17
Koçijançiç shkruan për takimin Rama-Mogherini: Komisioni i njeh rezultatet e reformave

Zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiç ka reaguar në ‘Twitter’ pas takimit që Federica Mogherini zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

17:54
“Nuk do të ketë zgjedhje pa zgjidhur krizën”, Rama i përgjigjet Metës me një fjali

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se nuk do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale deri në momentin kur palët politike të kenë zgjidhur krizën e thellë ku ndodhet vendit.

17:52
Fitorja është një detyrim, sot në “Elbasan Arena” përballja me Moldavinë

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje sfidën e radhës së eliminatoreve të Euro 2020 ndaj Moldavisë.

17:49
UEFA përgëzon ekipin e Kosovës, 14 ndeshje pa humbje

Mbrëmjen e së hënës, Kosova regjistroi një fitore shumë të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2020 teksa mposhti në Sofje skuadrën bullgare me rezultatin 3-2 në një sfidë ku në një moment skuadra e Challandes e pa veten në disavantazhin 2-1.

17:44
Shfuqizimi i 30 qershorit, dekreti i Ilir Metës botohet në Fletoren Zyrtare

Ka hyrë në fuqi vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

17:39
Shtyrja e zgjedhjeve, DASH: Po vlerësojmë pasojat e vendimit të Metës

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit. Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

17:15
PS nuk është tërhequr nga shkarkimi i Metës. Balla: Kërkesën do e depozitojmë në Parlament

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca nuk është tërhequr nga vendimi për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

17:13
Shtëpia e Bardhë deklaratë në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Dialogu, e vetmja rrugë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e mbështeti deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e i kërkonte Kosovës dhe Serbisë të lenë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut.

17:11
Shi e breshër i rrëmbyer në Librazhd

Edhe pse jemi në muajin qershor, një mot i pazakontë ka përfshirë qytetin e Librazhdit.

17:04
Meta zbardh prapaskenat: Me Ramën kam zhvilluar disa takime sekrete. Bisedën me Bashën e kam regjistruar

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur prapaskenat e marrjes së vendimit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

16:59
OKB raporton se një milionë lloje bimësh e kafshësh kërcënohen nga zhdukja

Gati 600 lloje bimësh janë zhdukur gjatë 250 viteve të fundit, një nivel ky dy herë më i lartë se ai specieve të zhdukura në radhët e shpendëve, gjitarëve dhe zvarranikëve të marra së bashku.

16:52
Hapja e negociatave dhe përplasja me Metën, Rama takon Mogherinin

Kryeministri Edi Rama ka filluar takimet në Bruksel, ku ndodhet për dy qëllime, i pari për në vijim të procesit të lobimit për çeljen e negociatave dhe së dyti për të informuar për situatën aktuale politike.

16:45
Meshkujt dhe femrat sipas Vatikanit, dokumenti që sfidon konceptet moderne për gjininë

Vatikani lëshoi një dokument të ri i cili sfidon konceptet moderne të identitetit gjinor. Udhëzimi 31-faqësh mban titullin “Meshkuj dhe Femra që Ai i Krijoi.

16:45
Meta-mazhorancës: Pse duan të më shkarkojnë? Zgjidhim krizën dhe pastaj dorëhiqem

Ilir Meta tha se nuk e kupton përpjekjen e mazhorancës për ta shkarkuar nga posti i presidentit për sa kohë ai e ka vetofruar më parë dorëheqjen nga detyra, nëse ky vendim do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës.

16:36
Gjermanët duan Merkelin, shumica kërkojnë koalicionin SDU/CSU dhe SPD

Partitë në pushtet në Gjermani ishin në rënie në zgjedhjet Evropiane, ç’ka ushqeu spekulimet se qeveria e Angela Merkelit mund të rrëzohet.

16:28
Ilir Meta: Në 8 qershor shmanga konfliktin, do nxitej nga faktorë të huaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se me dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit ka bërë të mundur shmangien e konfliktit midis palëve, që do të nxitej nga faktorë të huaj dhe jo nga drejtuesit e palëve politike në Shqipëri.

16:26
Luan Rama-mazhorancës: Shkarkim i Presidentit Meta, një idiotësi

Përplasja institucionale opozitë-Mazhorancë ka përfshirë brenda saj tashmë hapur dhe pa doreza përplasjen President-mazhorancë. Ilir Meta i ardhur në krye të shtetit pasi la kreun e LSI, me votat e socialistëve në Parlament, pret shkarkimin po prej tyre që edhe e zgjodhën. Byroja Kuvendore vendosi për të mbajtur një seancë të posaçme të enjten për këtë çështje, ndërsa Presidenti Meta vendosi të dalë në një tjetër konferencë shtypi me gazetarët, pas asaj ku nënshkroi live abrogimin e dekretit që kishte nënshkruar po vetë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 Qershor.

16:26
13 shtete pro Shqipërisë, kërkojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Dokumenti jo formal, i hartuar nga 13 vende anëtare të BE-së, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë që synon të lëshojë një apel për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, merr tjetër vëmendje gjatë takimit të ambasadorëve të mërkurën në Bruksel.

16:20
Opozita frikë nga reforma në drejtësi? Luan Rama në Top Talk: Spekullim i mazhorancës

Mazhoranca akuzon opozitën se kërkon destabilitet e rrëmuja sociale për të penguar reformën në drejtësi, i ftuar në studion e Top Talk, nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka cilësuar si një spekullim.

16:14
Luan Rama në “Top Talk”: Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve, një akt stabiliteti

I ftuar në studion e “Top Talk”, nënkryetari i LSI, Luan Rama teksa theksoi se nuk mund të quhet zhdekretim, por një dekret që anulon një të kaluar, vlerësoi vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, pasi sipas tij në të kundërt vendi mund të shkojë drejt destabilitetit.

16:13
Nesër provimet e maturës, nxënësit do të testohen për gjuhë-letërsinë

5 ditë pas provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj, mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Provimi është nesër në orën 10 dhe zgjat 2 orë e gjysmë.

15:43
Vlorë, ekzekutohet kreu i njësisë administrative Kotë

Ka ndërruar jetë në spital kreu i njësisë administrative Kotë, Argjil Gjoka i cili u qëllua me armë zjarri në gjoks, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

15:38
Koncesioni i pompave të naftës/ Gjykata urdhëron ndryshimet e kritereve e tenderit

Gjykata administrative e Tiranës ka urdhëruar ministrinë e Financave të ndryshojë kriteret e tenderit për koncesionin 52 milionë euro të pompave në stacionet e karburantit.

15:21
Hetimi për paratë në Toyota; Gjykata belge kërkon dëshmi nga Lulzim Basha

Një nga ngjarjet që tronditi politikën në Shqipëri ishte kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris. Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjike dhe një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.

14:59
PD: Rama njeriu më i rrezikshëm në vend, do i japim fund modelit të tij kriminal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se “Edi Rama njeriu më i rrezikshëm në vend dhe se për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë rendin kushtetues, demokracinë dhe paqen sociale”.

14:27
20 foto të rralla që do të donim t’i kishim parë më herët

Në ditët e sotme me revistat, televizionin dhe internetin e përmbytur me fotografi dhe video të panumërta të të famshmëve, është gjithmonë një kënaqësi për të parë disa nga fotografitë e tyre të rralla që i tregojnë ato në shtëpi, në grupe ose në situata të tjera të fshehura nga sytë e publikut.

14:05
Skema mashtruese në Shkodër, pranga 2 pronarëve të subjektit “VIP”

Është zbardhur skema për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja nga policia e Shkodrës.

13:56
Martesa perfekte? Me bashkëshortin vetëm 4 ditë në javë

Martesa perfekte sipas aktores Gwyneth Paltrow e ka një recetë, dhe ajo është: të qëndrosh me bashkëshortin vetëm katër ditë në javë!

13:43
13 vende të BE pro zgjerimit: Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

13:35
“Në shtëpinë tonë”/ Problemet kardiake, mjekja: Ja grupmoshat që duhet të bëjnë kujdes gjatë verës

Ndryshimi i stinëve dhe sidomos ardhja e verës sjell gjithmonë shqetësime në shëndet tek njerëz të ndryshëm.

13:23
Foto/ Kafshët, një lloj tjetër dashurie

Kafshët janë një burim i madh gëzimi.

13:14
20 mijë usd për një tufë flokësh/ Do shiten në ankand flokët e Beethoven

Nën çekimin e shtëpisë së ankandeve Sotheby do të jetë këtë radhë një tufë e konsiderueshme flokësh të gjeniut të muzikës, Ludwig van Beethoven, të cilën kompozitori i madh gjerman e kishte prerë vetë për t’ia dhënë një mikut të tij pianist në 1826.

13:04
Durrës/ E nxorën nga deti, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

Shënohet një tjetër viktimë në Durrës.

12:54
Veliaj: 30% e kandidatëve në Këshillin Bashkiak janë të rinj, mandat për t’u shërbyer qytetarëve

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it, ku diskutoi mbi rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në vendimmarrje.

12:46
Bill Clinton arrin në Kosovë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë.

12:41
Si të bëhemi europianë? Kurse për fëmijët në Kinë

Familjet e pasura kineze janë përfshirë nga mania për të hedhur para në kurse të shtrenjta ku fëmijëve të tyre u mësohen rregullat perëndimore të mirësjelljes.

12:28
“Portokalli” në Berat/ Show i humorit argëton qytetarët

Aktorët e “Portokallisë” kanë startuar në Berat shown e tyre veror “Verë dhe portokalle’.

12:16
Turizëm mes alpeve/ Festa e turistëve në luginën e Shalës

Në veri të Shqipërisë, në zemër të alpeve, shtrihet Lugina e Shalës. Një zonë e paeksploruar dhe një natyrë e virgjër që ka tërhequr vëmendjen e turisteve Shqiptarë dhe sidomos të huajve.

12:13
E goditi makina në rrugën para shkollës, 12 vjeçari në gjendje të rëndë

Një 12 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Elbasanit pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Elbasan Librazhd, pranë fshatit Mengël.

12:06
Grabitësit synojnë Kishat, vidhet një tjetër në Durrës

Pas vjedhjes së parave të arkës së besimtarëve në kishën ortodokse javën e kaluar, një tjetër kishë ka rënë pre e vjedhjes në Durrës.

12:06
Wake Up/ Botohet për herë të parë në shqip autobiografia e fundit e Maya Angelou

“Mami, unë dhe mami” është një libër nga autorja Maya Angelou, i cili vjen në shqip nga shtëpia botuese “Pegi”.

11:56
Mountainbike në Austri, Hannah rrëmben fitoren

Botërori i zbritjes së lirë në Mountainbike vijoi me ndalesën e tretë të tij në Leogang të Austrisë.

11:40
Kosova e pamposhtur/ Festë në Prishtinë për fitoren ndaj Bullgarisë

Në pamundësi për ta ndjekur ndeshjen Bullgari- Kosovë direkt nga stadiumi, tifozët e kombëtares kosovare zgjedhin ambientet e hapura.

11:28
Në sfidën e katërt mes tyre/ Sot Shqipëri-Moldavi

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje sfidën e radhës së eliminatoreve të Euro 2020 ndaj Moldavisë.

11:11
Shkarkimi i presidentit/ Zbulohet draft-rezoluta që diskutohet të enjten

Zbulohet draft-rezoluta që pritet të miratohet të enjten në seancën parlamentare sa i takon mocionit për debat për vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.