81 të vdekur, 3 mijë të infektuar/ Koronavirusi, dyshohet që në Kinë të jenë 100 mijë persona të prekur

27/01/2020 19:35

Autoritetet kineze kanë thënë se aftësia e shpërndarjes së një koronavirusi është duke u rritur, teksa është raportuar që 81 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 persona janë infektuar në Kinë. Autoritetet kanë vendosur madje të zgjasin pushimet për festën e vitit të ri hënor, për shkak të situatës.

Të hënën, kryeministri kinez, Li Keqiang, vizitoi Vuhanin, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e epidemisë.

Ministri kinez i shëndetësisë tha ndërkohë se vendi është duke hyrë në “fazë kritike” pasi “duket se aftësia e shpërndarjes së virusit po rritet”. Ai edhe ka nënvizuar se kufizimet në udhëtim dhe ndalesa tjera duhet të sjellin rezultat “me shpejtësi të madhe”. Deklaratat e tij vijnë ndërsa drejtori përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se është duke udhëtuar drejt Pekinit për të biseduar me zyrtarët kinezë dhe ekspertë të shëndetësisë rreth shpërndarjes së koronavirusit.

Rreth 960 ekipe mjekësore janë dërguar nga shtatë provinca në Vuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer fillimisht virusi. Kryetari i këtij qyteti ka thënë se pret që pret të paraqiten edhe 1,000 pacientë të rinj. Deri më tani të gjitha vdekjet janë regjistruar në Kinë, ndonëse është duke u rritur numri i të prekurve nga ky virus në Tajlandë, Australi, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Francë.

Shumica e viktimave janë raportuar në pacientë mbi 50 vjeç, kanë thënë zyrtarët. I njohur si 2019-nCoV, virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit që më parë nuk është identifikuar në njerëz. Ky virus përcillet me temperaturë dhe koll, që mund të kthehet në pneumoni dhe të jetë fatale për njeriun.

Top Channel