Shkreli bën apel në Open: Aplikoni tek portali për banesën e dëmtuar ose nuk merrni dëmshpërblimin

27/01/2020 23:35

‘Çdo banor që ka banesën e dëmtuar apo të shembur pa marrë parasysh gjendjen ekonomike të tyre të gjithë duhet të aplikojnë në portal sepse ndryshe nuk do të marrin lekët e dëmshpërblimit’- ishte apeli që bëri Artan Shkreli në Open në Top Channel.

Po si aplikon një person i cili nuk e di ta përdorë portalin?- e pyeti gazetari Mentor Kikia.

Po a që nuk di të aplikojë të shkojë tek bashkia përkatëse dhe aty ka sportele të veçanta- u përgjigj Shkreli.

Top Channel