01:56
Bolton: Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të dorëzojë armët bërthamore
Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, thotë se Koreja e Veriut nuk do t’i dorëzojë kurrë vullnetarisht armët e saj bërthamore. Në fjalimin e tij të parë pas shkarkimit nga administrata Trump, zoti Bolton tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të bëjë “gjithçka për të ruajtur aftësinë goditëse me armë bërthamore”.