Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin për të zhvilluar nesër një takim me kancelaren Angela Merkel.
Ky takim i Ramës është në vijim të turit për mirëorganizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt.
I dërguari i Top Channel në Berlin, Muhamed Veliu raportoi se në fokus të takimit të kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do jetë konferenca e donatorëve për të thithur sa më shumë biznese dhe institucione gjermane për të ndihmuar me rindërtimin pas tragjedisë së 26 nëntorit.
Gjithashtu në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave.
Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Mësohet se takimi i Ramës me Merkel do zgjasë 60 minuta.
Top Channel