Një shtetas turk është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte në Podujevë.

Njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /KosovaPress/

© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.

Top Channel