Qeveria ka shtyrë afatin për aplikimet për kanditaturat e pozicionit të drejtorit të përgjithshëm të INSTAT.

Të interesuar do të kenë mundësi që deri më 3 shkurt afati i aplikimit shtyhet deri në datën 3 shkurt të vitit 2020 të aplikojnë.

Aplikimet e dorëzuar brenda datës 27 dhjetor 2019 nuk duhen ridërguar. Ato do t’i nënshtrohen verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe vlerësimit përkatës, sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikantët duhet të mbajnë titullin shkencor, Doktor në ekonomi ose shkenca ekzakte. Po ashtu duhet të plotësojnë një sërë kriteresh që kanë të bëjnë me aftësitë profesionale dhe administrative.

Drejtori i përgjithshëm i INSTAT-it emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse.

Ai drejton veprimtarinë koordinuese të aktiviteteve statistikore të prodhuesve brenda sistemit kombëtar statistikor. Prej qershorit të vitit të kaluar në krye të INSTAT ka qenë Znj. Elsa Dhuli, e cila zëvendësoi zonjën Delina Ibrahimaj.

Top Channel