Muzika e trishtë si… qetësi shpirtërore

27/01/2020 09:22

Një studim nga përfaqësues të Universitetit Durham në Britaninë e Madhe, kanë hedhur mendimin se muzika e trishtë mund të përdoret për terapi medituese dhe qetësi shpirtërore.

Ata kanë sugjeruar së dëgjimi i këngëve të trishta mund të përmirësojë gjendjen duke larguar kujtimet e trishta përmes kësaj muzike.

Megjithatë, studiuesit kanë shtuar se disa pjesëmarrës të studimit, janë tensionuar pasi kanë dëgjuar muzikë të trishtë, pasi kujtime të së kaluarës janë sjellë në mendjet e tyre.

Sipas studimit, muzika e trishtë përcjell tri gjendje tek njerëzit, kënaqësi, rehati dhe dhimbje.

“Disa njerëz e shijojnë muzikën e trishtë dhe gjejnë qetësi, por në rastet kur disa pjesë të muzikës bëhen më të trishta seç duhet, në mendjen e njeriut shkaktohet ankth. Megjithatë nëse zgjidhni një muzikë të trishtë por të qetë, do të përjetoni çlirim emocionesh dhe qetësi mendore”, thuhet në studim.

Top Channel