U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, çfarë iu gjet në banesë drejtorit të Spitalit të Fierit, nga zarfet plot me para të kyçura nëpër sirtarë te fishekët Indeksi i ndotjes në Shqipëri në dy vitet e fundit është përkeqësuar. Ky është përfundimi në të cilin arrin një studim i kryer nga Numbeo.com.
Qytetet më të ndotura në Shqipëri vazhdojnë të jenë midis trekëndëshit Tiranë, Durrës dhe Elbasan ndërsa ambientalistët vërejnë se pavarësisht disa përmirësimeve, situata është shqetësuese.
Kryesisht ndotësit më të mëdhenj janë makinat, cilësia e karburantit dhe ndërtimet. Përsa i përket Elbasanit, industria e rëndë gjithashtu vazhdon të jetë faktor ndotës.
Pesha më e madhe e ndotjes është e përqendruar në ajër, por nuk mbetet pas ndotja e ujit e cila gjithashtu ka rol të rëndësishëm në mjedis. Në Shqipëri politikat kundër ndotjes përgjithësisht kanë rezultuar joeficente./Bruna Kercyky/
Top Channel