Ka nisur mbledhja e KLP në praninë e të gjithë anëtarëve.

Në mbledhje është miratuar me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Po ashtu me 11 vota pro projekt akti “Për caktimin e përkohshëm te Albert Murçaj në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër” nga 27.01.2020 deri me 26.04.2020.

Miratohet me shumicë votash projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Lorenc Mërkuri në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Miratohet unanimisht projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Erion Çela në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Ludovik Doda në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet me 11 vota projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Afredita Ndoi në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Top Channel