E enjte, 03 Tetor 2019
17:55
Vjedhje në Indi, grabitet hiri i Gandhit

Hajdutët kanë vjedhur hirin e Mahatma Gandhit në atë që do të kish qenë ditëlindja e tij e 150. Hiri u mor nga një memorial në Indinë qendrore, ku mbahej që nga 1948, viti kur Gandhi u vra.

17:50
Basha shpalos platformën për reformën zgjedhore: Konsultimi nis me qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpalosur platformën e plotë që është përgatitur për reformën zgjedhore. Basha thekson se “Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.”

17:49
Postimet e paligjshme, “Facebook” duhet t’i fshijë

“Facebook” dhe aplikacione të ngjashme, apo edhe faqe interneti, mund të urdhërohen të shuajnë postimet e paligjshme në të gjithë botën pas një vendimi historik të Gjykatës më të Lartë Europiane.

17:48
Foto/ Ndryshimi drastik i Bebe Rexhës ndër vite

Në fillimet e saj, këngëtarja Bebe Rexha i kishte flokët e zeza dhe ishte shumë më e dobët se sa tani.

17:47
Rokeri i njohur paska kënduar tallava dikur dhe asnjë nuk e dinte!

“3 Musketierët” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth koncertit “Rock nën kurorën e ullirit”, aty ku ata do të performojnë shumë nga hitet e tyre.

17:44
20 vite në Zyrën Belge të Punësimit, korruptohet edhe nga shqiptarët

Një punonjëse e Zyrës Kombëtare të Punësimit në Belgjikë është pezulluar pasi prokurorët nisën një hetim mbi dyshimet se është korruptuar edhe nga bandat shqiptare.

17:36
Merak tipik nënash! Ky është kushti që Eli Fara ka për bashkëshortin e së bijës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një bisedë për projektet e reja muzikore, por edhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën.

17:27
Shenjat e para të diabetit – Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me rrezik më minimal për shfaqjen e paradiabetit.

17:26
Lëngu i qepës – Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Qepa ka përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

17:25
Pesë perdorimet alternative të majasë së bukës

Megjithatë pak larg kuzhinës, majanë e bukës mund ta përdorni edhe për një sërë gjërash të tjera.

17:19
Rama u surprizua nga syzet, deputeti i PS thotë se i përkasin kancelarit austriak

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, është personi që i la Edi Ramës syzet sipër tavolinës së Kuvendit dhe që tërhoqi vëmendjen e mediave. Syzet jeshile, Velaj thotë se ia ka sjellë kryeministrit nga Viena, si simbol i fushatës së Sebastian Kurz, që fitoi zgjedhjet për kancelar.

17:15
Tërmet i fuqishëm, lëkundet Turqia dhe Greqia

Një tërmet i fuqishëm ka rënë sot në detin e Mesdheut duke shkaktuar lëkundje të fuqishme në Rodos dhe qytetin Mugla të Turqisë.

17:06
Patozi në “Top Talk”: Ka disa opozita dhe më e sinqerta është opozita studentore

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, nuk është dakord me përpjekjen e Lulzim Bashës për të paraqitur opozitën e udhëhequr prej tij si e vetmja opozitë në Shqipëri. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Patozi theksoi se vendi ka disa opozita, duke veçuar studentët pa parti politike, të cilët PD duhet t’i marrë pranë vetes për të rrëzuar Qeverinë.

17:00
Drejt 41 bis-it, SHBA i jep Shqipërisë edhe 920,000 dollarë për burgjet

Në një kohë kur Shqipëria po përgatitet të vendosë në funksion regjimin 41 bis në dy burgje, në Peqin dhe te 313 në Tiranë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se ka akorduar një fond shtesë prej 920,000 dollarë, duke e rritur totalin e mbështetjes në 5.1 milionë dollarë.

16:54
Foto/ Aktorja 51- vjeçare që vazhdon të mbetet një ‘Pretty Woman’

Julia Roberts vërteton çdo ditë dhe më shumë se bukuria nuk njeh moshë.

16:51
Veliu në Konventën e Drejtorëve të Policëve Europiane dhe Forumit të Salzburgut

Në ambientet e Europol-it në Hagë, Holandë u zhvillua Konventa e Drejtorëve të Policive Europiane për vitin 2019, ku në fokus të saj ishin lufta ndaj krimit të organizuar, ndikimet e tij në shoqëri dhe roli i Europol-it si një platformë e Policimit Europian.

16:47
FOTO/ Motra e Schick martohet me futbollistin çek, jep lajmin e madh në bikini

Patric Schick është në një periudhë shumë të keqe në karrierën e tij. Momentalisht është transferuar tek Leipzig në gjermani nga skuadra e Romës e cila e mori atë nga Sampdoria në një luftë të hapur me Inter dhe Juve që e dëshironin shumë.

16:43
“Platforma e Bashës e dështuar”, Patozi tregon në “Top Talk” si zgjidhet kriza

Për Astrit Patozin platforma me pesë pika e paraqitur nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore dhe që, sipas tyre, i jep zgjidhje edhe krizës politike, është e destinuar për të dështuar. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Patozi theksoi se ky plan ka rënë që në pikën e parë ku kërkohet që reforma të udhëhiqet nga ndërkombëtarët, në një kohë kur ndërkombëtarët refuzojnë.

16:40
Skocia ndalon me ligj prindërit që godasin fëmijët

Të ndëshkosh fizikisht një fëmijë, nuk është kurrë një zgjidhje e vlefshme dhe rrezikon të shkaktosh efekte psikologjike negative, afatgjata.

16:23
Capello: Juve kërkoi të transferonte Messin, Derby d’Italia e fiton…

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka folur në lidhje me super sfidën e javës së shtatë në Serie A midis Interit dhe Juventusit, si dhe ka treguar edhe për një tentim që ‘bardhezinjtë’ kishin bërë për të transferuar Lionel Messin në Torino.

16:21
Arrestohet 54 vjeçari, ushtronte dhunë fizike ndaj nënës së tij

Në qytetin e Korçës është vënë nën pranga një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

16:15
Ashensorët do kontrollohen/ Pas tërmetit, verifikim të dëmeve

Tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit solli edhe njëherë në vëmendjen tonë problemet me ashensorët. Me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ashensorët ekzistues do t’i nënshtrohen ekzaminimit.

16:05
Befason Astrit Patozi në Top Talk: Ja çfarë i propozon Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike, i ftuar sot në Top Talk, tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama fillimisht duhet të heqin dorë nga ky sistem zgjedhor që mbajnë në fuqi, pasi duke hequr dorë nga ky sistem, ata heqin dorë nga pushteti i tyre absolut.

16:02
Kosovë, ja si votohet më 6 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes një njoftimi ka bërë të ditur formën se si duhet të plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet e 6 tetorit.

15:58
OSHEE: Stakohet energjia në disa zona të Tiranës, nesër dhe pasnesër

Një njoftim zyrtar nga OSHEE vjen për të gjithë banorët në Tiranë, pasi në datat 4 dhe 5 tetor do të stakohet energjia në disa zona të qytetit.

15:55
Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti që shkroi historinë në Serie A

Futbolli italian është në ditë zije, presidenti i Sassuolos, Giorgio Squinzi, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

15:53
Botërori i Atletikës, jepen medalje të tjera në ditën 6

Dita e 6 e Botërorit të Atletikës në Doha dhuroi medalje të tjera.

15:28
Dita e ribashkimit të Gjermanisë, sot festohet 29-vjetori

Nëntori i vitit 1989 i dha fund ndarjes së Gjermanisë në atë Lindore dhe Perëndimore, por kjo ngjarje e jashtëzakonshme kremtohet çdo 3 tetor.

15:28
Taksa shtesë për Whisky/ Pija skoceze do taksohet më shumë kur të hyjë në SHBA

Duke nisur nga 18 tetori, mbi uiskin skocez të eksportuar në Shtetet e Bashkuara, do të vendoset një tarifë prej 25%.

15:27
Reforma në drejtësi, ministrat e drejtësisë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

Ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

15:26
Derbi i shqiptarëve/ Eleminatorët e Europianit përplasin Shqipërinë e Kosovën

Eliminatorët e kampionatit Europian për ekipet shpresa do të na dhurojnë derbin shqiptar, Shqipëri-Kosovë.

15:18
Policët nuk marrin ushqimin/ Sindikata: Nuk zbatohet vendimi i qeverisë

Deri në vitin 2001, në godinën ku sot ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit, në katin e parë, ka pasur një mensë ku hanin një vakt ushqim kupola drejtuese e policisë së shtetit dhe asaj të Ministrisë së Brendshme.

15:14
Mediat izraelite shkrim për rihapjen e “Muzeut Solomoni” në Berat

Mediat izraelite i kanë dhënë hapësirë rihapjes së “Muzeut Solomoni” në Berat. Është portali Israelnationanews.com i televizionit “Arutz Sheva”, që ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve, AFP, në lidhje me rihapjen e muzeut të vetëm hebraik në Shqipëri.

15:13
Sot Europa League, luhen sfidat e javës së dytë

Europa League luan sot ndeshjet e javës së dytë të fazës së grupeve.

15:11
Shkarkimi i Metës/ Kuvendi voton, zgjaten me dy muaj punimet

Parlamenti ka miratuar kërkesën e Komisionit Hetimor për Metën për zgjatjen e punimeve me dy muaj.

15:10
“Vrasja ishte e paralajmëruar”/ Flasin të afërmit e Besmir Hidës, më herët u vra edhe Zamir Latifi

Familjarët e Besmir Hidës, i cili u ekzekutua të martën ndërsa pinte kafe në Lushnje, akuzojnë Policinë e Shtetit se nuk ka bërë asgjë për të ndaluar një vrasje të paralajmëruar.

15:06
Rama shpjegon kushtet gjermane: Janë në funksion të politikës së brendshme në Gjermani

Pak metra distancë larg njëri tjetrit Edi Rama dhe Lulzim Basha replikuan ashpër mbi vendimin për negociatat dhe fajtorët nëse Shëpërisë për përgjigjen që pritet të marrë Shqipëria.

15:04
Jashtë bankave 2.3 miliardë euro/ Dyfishohet prej vitit 2002, ekspertët: Shenjë informaliteti

Në një kohë kur qeveria dhe Banka e Shqipërisë po marrin masa për uljen e parasë cash në ekonomi, paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare arriti në një nivel rekord në gushtin e këtij viti, më shumë se 288 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare ose rreth 2,3 miliardë euro.

15:02
Policia e kërkon të dyshuarin për orë të tëra nëpër labirint

Policia u vu në ndjekje të një personi që kishte përndjekur një grua, edhe pse kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej.

14:57
Anëtarësimi në BE/ Miratohet rezoluta për mbështetjen e nisjes së bisedimeve

Kuvendi miratoi rezolutën për mbështetjen e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

14:56
Paris/ Sulm me thikë në komisariat, 4 policë të vdekur dhe një i plagosur

Një person me thikë në dorë ka vrarë katër policë në stacionin qendror në Paris. Autori, emri i të cilit nuk është bërë i ditur por thuhej që punonte atje, më pas u qëllua për vdekje nga policia.

14:33
Me biçikletë përmes kurorës së pemëve

Në pyjet e Belgjikës u ndërtua një udhë e re për biçikleta, rreth një orë larg Brukselit.

14:31
Vapë e pazakontë në vjeshtë/ Në Washington temperatura rekord

Edhe pse është vjeshtë, Washingtoni është përballur me një valë të pazakontë nxehtësie e cila ka bërë që si kryeqyteti amerikan, ashtu dhe zona të tëra jugore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara, të ndihen si në ditët e verës.

14:30
“Njeriu-tigër” mbush 50 vjet/ Të rritur kujtojnë filmin me personazhin e dashur të fëmijërisë

Njeriu tigër mbush 50 vjeç tetorin e vitit 1969, në Japoni do të transmetohej seria e parë e filmit të animuar që vazhdoi deri në 1971-shin. Në Italinë fqinjë ai do të mbërrinte 11 vjet më vonë, duke u kthyer shume shpejt në hit mes atyre që asokohe ishin fëmijë.

14:21
Risi e madhe në “whatsapp”/ Vijnë mesazhet që vetë shkatërrohen

Edhe “Whatsapp” do të ketë mesazhe që vetë shkatërrohen. Pas “Facebook” “Messenger”, “Telegram” dhe “Snapchat”, ky aplikacion i “shtëpisë”.

14:12
Dorëshkrimet e Pompeit/ U dëmtuan nga llava, lexohen me rreze X

Dorëshkrimet e lashtë e të shkrumbuara nga llava e Vezuzit, mund të lexohen sërish.

14:09
Fushata ndryshe e një partie serbe/ Rashic i koalicionit “liria”: Serbët, urë lidhëse

Një koalicion serb që po merr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit ka vendosur të veproj ndryshe nga pjesa tjetër e serbëve.

14:05
Në Shtëpinë Tonë/ Ja kush është muzeu arkeologjik me i madh në Shqipëri

Qyteti i Durrësit, ka muzeun arkeologjik më të madh në Shqipëri. Godina e muzeut të ri u hap në vitin 2002 dhe sot ka një pavijon të vizitueshëm, ku paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit.

13:57
Lleshaj për Bashën: Nuk meriton asnjë keqardhje, në biografinë e tij ka edhe Lazaratin

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ky vit ka qenë viti rekord i kultivimit të kanabisit.

13:55
U rrezikuan banesa, shiu shpëton Orikumin nga flakët

Dy zjarre të ndryshme ranë mbrëmjen e së mërkurës në Orikum.

13:54
Ekskluzive/ Ja kritikat e Komisionit të Venecias për ligjin e pronave

Komisioni i Venecias ka bërë publik opinionin ndaj ligjit të pronave të qeverisë duke e cilësuar këtë të fundit, si të paqartë dhe me mungesë saktësie “për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave”.

13:48
Spektakël në Liverpool, Barcelona-Inter 2-1

Camp Nou konfirmohet edhe njëherë si fortesa e Barcelonës.

13:44
Plani i PD për zgjidhjen e krizës/ Basha: Nuk na takonte ne të hidhnim hapin e parë

Kreu i PD Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse ai i qëndronte deklaratës së tij të mëhershme se PD është e gatshme të bëjë gjithçka për daljen e vendit nga kriza.

13:36
Korçë-Pogradec/ Trajleri përplas autoveturën, një i vdekur (Foto+Video)

Dy aksidente te ndryshme të shkaktuar nga mjete trailer dhe me dy viktima ndodhën sot në rrugët e vendit.

13:34
Plani i PD-së për zgjidhjen e krizës, Basha: Rama ta zbatojë ose të hapë krahun

Gjatë deklaratës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i mëshoi qëndrimit të tij strikt “kryeministri të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun”.

13:30
Basha: E ka thënë Bundestagu, nuk ka reformë pa opozitën

Në konferencën e tij për mediat kreu i opozitës Lulzim Basha e përsëritin disa herë se opozita ka një plan gati për daljen e evendit nga kriza dhe nëse Rama refuzon zbatimin le të hapë rrugën se ka kush ta bëjë.

13:22
Negociatat/ Basha: Vendi ka mbetur në marsh indietro, Rama nuk e do integrimin evropian

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, mbi çështjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian reagoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

12:51
Ekskluzive/ Vidhet Ministria e Brendshme dy herë brenda muajit, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur në datë 2 tetor në parkun e ministrisë së Brendshme.

12:47
“Hap krahun”, Rama për opozitën: Ta harroni ju dhe ata

Gjatë fjalimit të tij të gjatë në Parlament, ku foli rreth procesit të negociatave, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën jashtëparlamentare, që sipas tij i kërkon “të hapë krahun”.

12:34
Batuta në Kuvend, Rama për Gjuzin: Je mbret pa mbretëri, po mbret je

Gjatë fjalës së tij në Parlament, mbi çështjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, kryeministri Rama u përfshi në një varg replikash me deputetin Kujtim Gjuzi.

12:34
Hajdari: Rama delja e zezë që nuk lejon integrimin

Deputetja e opozitës Rudian Hajdari tha në parlament se grupi parlamentar që ajo përfaqëson do jenë të parët si opozitë që vendosin vendin para partisë.

12:15
Djali i Robert Kenedit tregon pas 50 vitesh se kush ia vrau realisht babain

Djali i Robert Kenedit ka postuar në Instagram identitetin e vrasësit të babait të tij, 50 vite pas ekzekutimit.

12:13
Shpërthimi i Ramës në Kuvend. Ja fotot

Për mbi një orë Kryeministri Rama mbajti në Kuvend në fjalim të gjatë ku foli për negociatat, kushtet e Gjermanisë, vendimin e pritshëm për hapjen e negociatave.

12:12
Kërkohej për 70 kg hashash, vetëdorëzohet

Vetëdorëzohet në Polici një prej personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Ndalesa e Fundit”.

12:05
Rama: Merkel ka dhënë Veton, nuk ka ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në parlament sa i përket procesit të negociatave.

11:54
Rama: Në Durrës një prokuror, pjesë e bandave

Gjatë diskutimi në Kuvend kryeministri Rama foli për një prokuror që është i lidhur me bandat dhe i bën presion edhe administratës shtetërore.

11:46
Policë vullnetarë në mbështetje të Policisë së Shtetit

Qeveria miratoi ditën e mërkurë një vendim për organizimin e Policimit Vullnetar.

11:37
Surpriza për Ramën, në tavolinë gjen syzet jeshile

Kryeministri Rama shkoi sot në Kuvend dhe u ul në vendin e tij përkrah ministres Spiropali.

11:35
Çfarë po tregon ministrja Shahini? (foto)

Në seancën e Kuvendit dy ministret Besa Shahini e Arsimit dhe Manastirliu e Shëndetësisë janë fotografuar duke folur kokë më kokë në mungesë të ministres Balluku.

11:28
Negociatat/Gjonaj: Mungesë bashkëpunimi politik, të mos dërgohen sinjale të gabuara në këtë moment kyç

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ceku çështjen e çeljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

11:23
Majko: PD të kthehet në sistem. Nëse Kushtetuesja rrëzon 30 qershorin shkohet në zgjedhje

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në fjalën e tij në parlament tha se opozita jashtë parlamentit duhet të kthehet në sistem dhe se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon 30 qershorin atëherë do shkohet në zgjedhje.

11:13
Liqeni i Thatë, digjet makina pranë Kopshtit Zoologjik (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët pranë liqenit të Thatë, 150 metra pranë Kopshtit Zoologjik.

11:09
Vota e emigrantëve/ Deputeti Ralf Gjoni. PS i ka harruar premtimet. Ku janë propozimet konkrete?

Deputeti Ralf Gjoni duke folur në parlament për negociatat, foli edhe votën e emigrantëve, për të cilin tha se ky është një premtim i pambajtur nga PS, duke i bërë thirrje konkretisht socialistit Taulant Balla.

11:02
Opinioni i Komisionit të Venecias/ Nesër bëhet publik qëndrimi i Presidencës

Ditën e nesërme (4 tetor) do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft-opinionin e Komisionit të Venecias; konfirmojnë burime nga vetë presidenca.

11:02
Negociatat/ Ralf Gjoni: BE një familje problematike, ka dështuar në menaxhimin e Ballkanit Perëndimor

Në parlament po diskutohet për pocesin e çeljes së negociatave. Deputeti Ralf Gjoni i opozitës në fjalën e tij nuk i kurseu kritikat si ndaj qeverisë por edhe ndaj strukturave të BE-së.

10:58
Ministri gjerman i Evropës: Bundestagu nuk formulon kushte

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, thotë në intervistë për DW, se kushtet për negociatat e Shqipërisë nuk i formulon Bundestagu, por Komisioni Evropian dhe se Shqipëria nuk do të ketë anëtarësim të klasit të dytë.

10:47
Vlorë/ Kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga policia në Vlorë.

10:47
29-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, nisin kremtimet në mbarë vendin

Në 3 tetor, në ditën kombëtare të Gjermanisë, apo ditën e unitetit siç njihet ndryshe, mendimet shkojnë te muri i Berlinit.

10:26
Integrimi/ Kuvendi diskuton projektrezolutën për mbështetjen e fillimit të bisedimeve

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme do të diskutojë projektrezolutën “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

10:21
Vrasja në Mirditë/ Misteri i ekzekutimit të 34-vjeçarit

Mbi vrasjen e ndodhur në Zalle Xhuxhe të Mirditës, ku u gjend i pajetë 34-vjeçari Eri Zefi, policia po vijon hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

10:13
Hagë/ Kreu i KLP-së takon Prokurorin e Përgjithshëm të Holandës: SPAK dhe BKH gati shumë shpejt

Gjatë vizitës në Hagë, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi takoi prokurorin e përgjithshëm i Mbretërisë së Holandës, z.Gerrit van der Brug i cili i prezantoi mënyrën e funksionimit e Prokurorisë të Përgjithshme dhe pavarësinë e saj institucionale ndaj faktorit politik dhe atij ekzekutiv në veçanti.

10:03
Nis viti i ri akademik, rriten çmimet e qirave/ Studentët: Shumë shtrenjtë

Më 14 tetor nis viti i ri akademik, e ndërkohë studentët që vijnë nga rrethet për studimet e larta në Tiranë, hasin vështirësi në gjetjen e shtëpive me qira.

09:59
Kosova ndalon zyrtarët nga Beogradi të marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë vendim për t’u ndaluar hyrjen ne Kosovë zyrtarëve serbë nga Beogradi, për të bërë fushatë për partitë serbe.

09:55
Avioni kalon frikshëm mes ndërtesave të qytetit

Banorët e Brisbejnit mbetën pa fjalë kur një avion transporti nga Forcat Ajrore Australiane kaloi mespërmes ndërtesave të larta të qytetit, duke dhuruar spektakël për ata që shihnin nga ballkonet.

09:55
“Gjiganti i fjetur”, vjen në shqip vepra e nobelistit anglez

Gazetari dhe përkthyesi Renato Kalemi, ka mbërritur në përkthimin e tij të gjashtë, dhe të parin të një nobelisti.

09:45
Kryeministri holandez: Më shumë të shqetësuar për Shqipërinë, më pak për Maqedoninë e Veriut

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dha pas takimit me kancelarin gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Holandës shprehu shqetësimet në lidhje me përparimin e dy vendeve ballkanike.

09:45
14 gjërat më të çuditshme që janë kapur në Google Maps

Google Maps është ndoshta mjeti më i dobishëm për të kërkuar informacione gjeografike.

09:36
Lotaria Amerikane/ Dalin udhëzimet, ja cila është këshilla e parë

Për të gjithë të interesuarit e Lotarisë DV-2021, përmes një njoftimi të pak minutave më parë, ambasada amerikane ka publikuar udhëzimet përkatëse.

09:29
Haradinaj uron Merkelin: Me fat që ju kemi aleat

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër urimi kancelares Angela Merkel në 29-vjetorin e bashkimit të shtetit gjerman.

09:20
Padia, kërkohet kompensim për 4 milionë përdorues të iPhone

Një gjykatë apeli britanike miratoi ankesën e përgjithshme kundër Google, bërë nga një shoqatë konsumatorësh, që e akuzon grupin amerikan për mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit e iPhone.

09:20
Forcat e Armatosura/ Nis përgatitja e 133 të rinjve, mes tyre 12 vajza

Ka nisur stërvitja individuale bazë e 133 të rinjve në shkollën e Trupës Bunavi.

09:08
Librazhd- Qafë Thanë/ Trajleri përplaset me autobusin, humb jetën 82-vjeçarja

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë ku një trajler është përplasur me një autobus dhe si basojë një 82-vjeçare ka humbur jetën.

09:05
Fushë-Krujë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e 40 vjeçarit

Në Fushë-Krujë ka ndodhur përsëri një shpërthim me lëndë plasëse. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

08:52
Foto/ 29 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Gjermania sot shënon 29 vjetorin e bashkimit.

08:51
Plagosi një person në Durrës, në kërkim 42 vjeçari

Dje pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale I.I 42 vjeç ka plagosur shtetasin A.M.

08:42
Manchester United apo Tottenham? Ja kë do të drejtojë Allegri

Massimiliano Allegri mund ta rinisë në Angli karrierën si trajner. Edhe pse gjatë ditëve të fundit drejtuesit e Manchester United kanë ritheksuar disa herë mbështetjen për norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, emri i italianit është më i kuotuari për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq.”

08:17
Korea e Veriut kërcënon sërish, teston një model të ri raketash balistike

Koreja e Veriut ka konfirmuar se testoi një lloj të ri të një rakete balistike, një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që ka realizuar që nga muaji maj.

07:50
Foto/ Rrëzohet aeroplani i Luftës së Dytë Botërore, 7 të vdekur

Një aeroplan bombardues i Luftës së Dytë Botërore është rrëzuar duke shkkatuar vdekjen e 7 personave.

07:28
Fushata në Kosovë/ Albin Kurti: Me Vetëvendosjen pas 6 tetorit do të thyhet krimi, papunësia dhe varfëria

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti tha në Kaçanik se pas 6 tetorit do të thyhet krimi, papunësia dhe varfëria.

07:19
Stuhi dhe rebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet vranësira të denduar ku në pjesën e parë të ditës do të sjellin reshje të dendura shiu. Pasdite reshjet do të dobësohen.