Mbyllet bypass i Fierit/ Devijohet kalimi. Puna do vijojë deri në përfundimin tërësor

28/01/2020 15:45

Mbyllja e përkohëshme e by-pass të Fierit i ka devijuar mjetet që udhëtojnë drejt jugut t vendit në rrugën e vjetër, mes për mes qytetit.

Zbatimi i vendimit të ARRSH është mirëpritur nga banorët që jetojnë përgjatë këtij segmenti rrugor. Prej më shumë se 7 muajsh, kjo rrugë me gjatësi 23 km ishte kthyer në makth për banorët e kësaj zone.

Top Channel ka trajtuar në disa kronikash mungesën e sinjalistikës, aksidentet e shumta, si dhe problemet që dalin nga ngushtimi i urës se re mbi lumin Seman. ARRSH e mbylli bajpasin deri më 1 maj të këtij viti me arsyetimin se punimet nuk krijonin siguri në rrugë.

Top Channel