Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Ata janë shtetasit, N.Xh., 21 vjeç, banues në Vlorë si dhe K.I., 24 vjeç, banues në Vlorë.

“Ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel