Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) 10/09 22:57
Lautaro Martinez humbet derbin e Milanos. Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea, e ka dënuar sulmuesin argjentinas 2 ndeshje pezullim për kartonin e kuq që mori në fund të ndeshjes ndaj Cagliarit (1-1) me argumentin “sjellje kërcënuese ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes”.
Trajneri Antonio Conte nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin në përballjet kundër Udineses dhe në derbin e Madonninas. Dy ndeshje pezullim ka qenë edhe masa ndëshkimore për portierin e tretë të Interit, Tommaso Berni. I shpëton masës ndëshkimore Antonio Conte.
Top Channel