Pas marrëveshjes me Greqinë, Shqipëria ka nisur procedurat për njohjen e patentave edhe me Gjermaninë. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një stausi në profilin e tij në facebook duke ju përgjigjur interesimit të qytetarëve për këtë çështje.

“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje”.

Kryeministri lajmëron se qeveria gjermane tashmë I ka nisur procedurat për të njohur patentat shqiptare.

“Në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave”.

Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshjen me qeverinë greke për njohjen e lejeve të drejtimit. Kryeministri Rama tha se javët në vijim, njohja e patentave shqiptare do ti dërgohet për miratim parlamentit grek, për të hyrë efektivisht në fuqi. Greqia dhe Gjermania janë dy vende që kanë një numër të lartë emigrantësh shqiptarë.

Ndërkohë që në Itali, një tjetër vend ku ka më qindra mijë shqiptarë, patentat e lëshuar nga qeveria shqiptare njihen prej kohësh.

Top Channel