Një 23-vjeçar nga Durrësi është vënë nën pranga, pasi shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

23-vjeçarit, shtetasi me iniciale R.R., gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 12.5 gr lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Vihet një pranga një 23-vjeçar.

Sekuestrohen 12.5 gr. cannabis sativa, e ndarë në doza.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. R., 23 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 12.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Top Channel