Të tjera detaje dalin nga ngjarja tronditëse e rrëmbimit të 49-vjeçarit Jak Prenga, më 17 janar në Kamëz, ndërsa përveç fotos së viktimës gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar dhe ato të autorëve të dyshuar.

  Fotot ekskluzive/ Ky është Jak Prenga, u mor peng, u rrah për vdekje dhe i zhdukën trupin

Një super-aksion në disa qytete i Forcave RENEA dhe policisë së Tiranës dhe Durrësit, zbuloi se 49-vjeçari i marrë peng ka ndërruar jetë, teksa ka humbur shumë gjak, pas dhunës nga autorët.

Policia njoftoi se pasi është dhunuar dhe rrëmbyer, autorët e kanë marrë me makinë për ta çuar në resortin “Golden”, në Shijak, pronar i të cilit është Altin Hajri, por që Prenga ka humbur jetën rrugës.

Ky i fundit Altin Hajri, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro. Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

FOTO GALERI
1/4
Olsi Turja

Top Channel