Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person, i cili shiste banane, është goditur me sëpatë në kokë dhe si pasojë ka gjendur vdekjen.

Ka qenë Zamir Topi ai që pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur shtetasin D. O., rreth 50 vjeç.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel