Qeveria ka shtyrë deri në datën 7 shkurt të 2020 aplikimet për kandidatët që dëshirojnë postin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të AMF.

Mandati i drejtorit aktual ka përfunduar, ai u vendos në kryer të AMF rreth 2 vite më parë teksa zëvendësoi ish-kryetaren Enkelejda Shehi, e cila u shkarkua nga Kuvendi. Pikërisht, mandatin e zonjës Shehi e vazhdoi Ervin Kocci, i cili u zgjodh pasi dorëzoi mandatin e deputetit të PS.

Sipas njoftimit të kryeministrisë aplikantët do të kenë arsim të lartë ekonomik ose juridik të specializar në fushën e financave dhe fushën e sigurimeve. Përvojë drejtimi në nivele të larta dhe të mos kenë konflikt interesi. Drejtori i përgjithshëm i AMF është dhe anëtar i këtij institucioni dhe mandate zgjat 5-vite. Zgjedhja e anëtarëve dhe drejtorit të përgjithshëm bëhet nga kuvendi i Shqipërisë.

Top Channel