Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës aktakuzë kosovares: U bashkua dhe u financua nga ISIS

28/01/2020 06:43

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një akt-akuzë për një shtetase nga Kosova për organizim dhe pjesmarrje në një grup terrorist.
Prokuroria Speciale njofton se shtetasja me iniciale A.A në nëntor të vitit 2015 ka lënë Kosovë dhe ka udhëtuar për Turqi dhe pastaj në Siri së bashku me bashkëshortin e saj, shtetatsin me iniciale H.S dhe vajzën.

Prokurorisa Speciale njofton gjithashtu se organizata terroriste ISIS e financonte rregullisht gruan me një shumë të hollash prej 50 euro.

Ja njoftimi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.A. më 23.11.2015, me vetëdije të plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Republikën e Kosovës, përmes Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë udhëtuar për në Stamboll – Turqi.

Më pas të njëjtit kanë hyrë në shtetin islamik në Siri, me qëllim që ti bashkëngjiten organizatës terroriste “ISIS”, e nga e cila organizatë është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj.

Me këto veprime e pandehura A.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Top Channel