Mbyllet Bypass-i Fierit/ ‘Stop’ deri në mbarim të punimeve

27/01/2020 17:22

Autoriteti rrugor shqiptar ka mbyllur përkohësisht bajpasin ëe Fierit deri sat ë përfundojnë krejtësisht punimet për ndërtimin e tij.

Sipas njoftimit të ARRSH është rënë dakord edhe me firmën ndërtuese që ky aks, i cili ishte i hapur pjesërisht të mbyllet për trafikun me qëllim që punimet të avancojnë dhe vepra të dorëzohet deri në 1 maj të 2020.
Kalimi I mjeteve do të bëhet në aksin e vjetër, ndërsa ARRSH thotë se progresi I punimeve ka qenë I ulët për shkak të trafikut. Kjo gjë ka kërkuar kosto shtesë dhe siguria në rrugë nuk është ende e plotë me gjendjen aktuale.

Hapja e pjesshme e bajpasit të Fierit u bë verën e kaluar pak ditë para zgjedhjeve lokale të 30-qershorit. Në përdorim u vendos njëra prej korsive për të lehtësuar trafikun e mjeteve të 30-qershorit. Në përdorim u vendos njëra prej korsive për të lehtësuar trafikun e mjeteve drejt plazheve të jugut, ndërkohë që nga Ministria e Infrastrukturës që ka deklaruar se deri në 28 nëntor të 2019 punimet do të kishin përfunduar, ndërsa aksi do të ishte I kalueshëm për të gjitha mjetet.

Bypass-i i Fierit, ka një gjatësi prej afro 22 kilometrash, ndersa punimet për ndërtimin e tij jane zvarritur prej disa vitesh.

Top Channel