Britani e Madhe/ Dalin në qarkullim 10 milionë monedha 50-centëshe për Brexit-in

27/01/2020 14:21

10 milionë monedha 50-centëshe, përkujtimore, do të dalin në qarkullim në Britaninë e madhe, muajt e ardhshëm, me fjalët: Paqe, prosperitet dhe miqësi me të gjitha vendet, për të shënuar Brexitin.

Britania e madhe i jep fund thuajse gjysmë shekulli anëtarësi në bashkimin evropian këtë javë, duke finalizuar një nga lëvizje historike që e ka ndarë jo pak vendin. Në orën 23.00 sipas orës lokale, të 31 janarit, Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë që del nga blloku 28 anëtarësh i BE, zona më e madhe e një tregu të përbashkët në botë, të cilës iu bashkua në 1973.

Asgjë nuk do të ndryshojë menjëherë, pasi do të ketë një periudhë tranzicioni mes Londrës dhe Brukselit, që do ti lejojë të dyja palëve të bien dakord për një partnership të ri, në të ardhmen. Britanikët do të mund të punojnë dhe të bëjnë tregti të lirë me vendet e BE deri më 31 dhjetor, dhe anasjelltas, edhe pse ata nuk do të jenë më të përfaqësuar në institucionet e bllokut. Ligjërisht, Britania do të jetë jashtë.

Top Channel