Selami Simsek është turku që u kap në aeroportin e Riniasit me një vizë false kanadeze dhe Prokuroria shqiptare e akuzon për “falsifikim dokumentash”.

“Rezulton se ky shtetas po udhëtonte me një vizë false kanadeze sipas destinacionit të pranuar prej tij Tiranë-Vjenë-Torino. Ky shtetas u pyet kur u kap në Rinas në prani të përkthyeses. Ai ka deklaruar se viza është e falsifikuar në Prishtinë”, u shpreh përfaqësuesi i organit të akuzës në seancën e mëparshme.

Gjykata pasi konstatoi se kjo dosje mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet, vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe tashmë po zhvillohet seanca për pretencën ndaj tij.

Në seancë e sotme mori pjesë edhe një përfaqësues i ambasadës turke.

Prokurore e çështjes është Anila Galanxha.

Në përfundim të këtij gjykimi që u zhvillua me gjykim të shkurtuar ne arritëm të provojmë akuzën në ngarkim të të pandehurit tha prokurorja.

“Përfundimisht kërkojmë shpalljen fajtor Selami Simsek për falsifikim dhe dënimin sipas dispozitës me një vit e gjashtë muaj burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi të zbresë në një vit burgim”.

Ndërkohë avokati i tij u shpreh: Nuk jemi dakord me kërkesën për masën e dënimit, nuk ka asnjë rrethanë rënduese që të vijë me këtë dënim kaq të ashpër. Ky person ka dhjetë muaj në burg duke e llogaritur si kohë paraburgimi, ai është i penduar dhe babai i dy fëmijëve të vegjël.

I pyetur nëse kishte diçka për të thënë Simsek tha jo, ndërsa gjykata përfundimisht e dënoi Selami Simsek me 18 muaj burgim. Në zbatim të ligjit atij i ulet një e treta e dënimit dhe e dënon me një vit burgim.

Vuajtja e dënimit të Selami Simsek fillon në 8 korrik 2019 dhe vuajtja e dënimit të mbyllet në një burgim të zakonshëm.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel