E premte, 19 Korrik 2019
07:02
“Operacioni 200” Pogba pranë Real Madrid

Real Madrid ka edhe një objektiv këtë merkato verore dhe ai është Paul Pogba.

06:49
Matthijs de Ligt për 5 vite lojtar i Juventus, njihuni me detajet e kontratës

Tashmë gjithçka është zyrtare. De Ligt për pesë vitë do të luajë për Juventus. Marrëveshja u përfundua dje në mëngjes ku Juventus do të derdhë në arkat e Ajaks plot 67.5 milion paund,ose 75 milion euro.

05:56
Përfitojnë nga mungesa e energjisë elektrike, hajdudët vjedhin dyqanin e Neptun

Duke përfituar nga errësira dhe mungesa e energjisë elektrike hajdutët kanë vjedhur dyqanin e Neptun në Lushnje.

05:26
Histori/ Udhëtimi i Merkelit drejt majave të pushtetit

Nga vajza e një prifti në Gjermaninë Lindore në femrën e parë kancelare: Më 17 korrik Angela Merkel mbush 65 vjeç. DW sjell pjesë nga jeta e një prej liderëve më të fortë të botës sot.

04:50
Foto/ Arkeologët zbulojnë xhaminë 1200 vjeçare

Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.

02:44
SHBA, mocion kundër rregullit për kufizimin e azilit

Disa organizata të të drejtave civile depozituan një mocion për një urdhër për bllokim të përkohshëm të rregullit të ri të administratës së Presidentit Donald për kufizimin e azilit, që hyri në fuqi të martën. Organizatat thanë se rregulli është në vazhdën e masave të administratës ndaj imigrantëve nga Amerika Qendrore.

01:40
Europa League/ Eleminohen 3 ekipet shqiptare

Të treja ekipet shqiptare, Kukësi, Teuta dhe Laçi dështuan në aventurën e tyre në Europa League duke u eliminuar që në raundin e parë kualifikues të kompeticionit.

00:14
Zjarri në Japoni, rritet numri i viktimave

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë në një studio të animuar në Kjoto.

E enjte, 18 Korrik 2019
22:35
Tension në Hormuz/ Anija amerikane rrëzon dronin iranian

Presidenti Donald Trump tha të enjten se një anije e Marinës amerikane rrëzoi një avion iranian pa pilot në një veprim vetmbrojtës.

22:04
Nuk ka surpriza në Europa League, eliminohen Kukësi dhe Laçi

Ka përfunduar që në turin e parë aventura e klubeve shqiptare të eliminatoret e Europa League, pasi si Kukësi e Laçi që ishin të pafat në short, ashtu edhe Teuta, nuk ia dolën të kualifikohen për në raundin tjetër.

22:02
I dyti ish-kryeministër pakistanez që arrestohet për korrupsion

Pakistani klasifikohet si një nga shtetet me korrupsion të lartë, por Zyra Kombëtare për Luftë kundër Korrupsionit (NAB) po lëviz duke goditur figurat kryesore të politikës.

21:39
Dy shqiptarë arratisen nga burgu grek, kanë dënim të përjetshëm

Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm janë arratisur nga burgu i Halkidikisë në Greqi. Shqiptarët janë të datëlindjeve 1988 dhe 1986 dhe mediat greke raportojnë se arratisja ka ndodhur më 16 korrik.

21:24
“Mbreti” i Instagramit i vë syrin kanabisit britanik

I vetëquajturi “mbret i Instagramit” për shkak të famës së menjëhershme që mori në rrjetin social, Dan Bilzerian, milioneri amerikan që poston foto i rrethuar me femra, me makina të shtrenjta dhe armë, po synon të kapë tregun britanik të kanabisit.

21:04
Foto/ Si do të transformohet Parku Rinia në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht.

20:40
Fiks Fare/ Ligji për rojet bregdetare nuk zbatohet, në plazhe mbyten pushues

Sezoni turistik ka filluar dhe plazhet në vendin tonë janë populluar, por sa të sigurta janë ambientet që u ofrojnë bizneset pushuesve? Që në 2016 në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi.

20:15
Propozimi i Ziadin Selës: Vendasit e kanë humbur kredibilitetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar që në krye të Prokurorisë Speciale në Shkup të vijë një prokuror nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, një organ siç është kjo prokurori duhet të funksionojë medoemos brenda gjyqësorit, por personat atje e kanë humbur kredibilitetin e tyre.

19:57
“Za Fest” në Theth/ Festivali në edicionin e tretë mbledh artistët në pikën turistike

Vendi ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve, flokët e Zanave, të cilat jetojnë në shpirtin e erës. Kështu frymëzon Thethi Za Festin. Tashmë tre vjec, festivali për këtë vit fillon më 1 gusht.

19:56
Adoleshenti kamerier, 16 vjeçari: Do punoj jo vetëm në verë, por edhe kur të nis shkollën

Kapuçino ime më shijoi shumë këtë herë, thotë gazetarja Juli Ristani, edhe për faktin që e shërbente Klejvi. Sapo ka mbushur 16 vjeç. Nuk priti gjatë, por nisi të punonte si kamarier.

19:52
Vranë shoqen e ngushtë nga xhelozia, ishte më e bukur

Dy 16-vjeçare dyshohen se kanë torturuar, kanë shpërfytyruar dhe kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë, sepse u dukej shumë arrogante ngaqë ishte më tërheqëse se ato.

19:51
Kujdes nga “FaceApp” që ju plak! SHBA thotë se pas qëndrojnë rusët

Krijuesit e aplikacionit “FaceApp”, që ndryshon fotot e përdoruesve duke i bërët e duken më të vjetër apo të rinj, e pranuan se fotot e upload-uara mund të ruhen në memorie, por këmbëngulin se të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi.

19:47
Si të mos rrezikosh me bombolat/ Specialistët: Mos e blini në pika karburanti

Transportimi, depozitimi dhe shitja e gazit duhet të bëhet vetëm nga shoqëritë aksionere të licensuara.

19:43
Kodi penal dhe rrugët me PPP, PS tërheq amendamentin për ndalimin e udhëtimit në SHBA dhe BE

Në të fundit seancë plenare të Parlamentit për këtë legjislaturë u miratuan 16 projektligje. Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procvedurës Penale ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekve, e policëve përfshi krimet që lidhen me dhunën në sport sikurse për falsifikatorët e ushqimeve. Socialistët u tërhoqën nga amendamenti deputetitit Ervin Bushati për krimet zgjedhore.

19:39
Si duhet të veprojnë maturantët për të zgjedhur Universitetin e duhur

Edhe pse shumë kush është me pushime, të tjerë vijojnë të jenë në rutinën e tyre të përditshme, në punë, apo ashtu si 40 mijë maturantët të cilët i kanë dhënë provimet e tashmë janë gati për të përzgjedhur degët dhe universitetet ku do të vijojnë studimet.

19:38
Pushime on Top/ Aquapark, adrenalina e lojërave në ujë

Vetëm 20 minuta me makinë larg Tiranës, ndodhet “Aquapark”, një qendër argëtimi verore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

19:37
Pushime on Top/ Si duket avioni ushtarak MIG, i fundosur në ujërat e Dhërmiut?

Stafi i Pushime on Top, në episodin e transmetuar këtë të enjte solli pamje të veçanta nga një MIG i “varrosur” nën ujë, pranë Dhërmiut.

19:30
Për çfarë nuk ranë dakord Ruçi dhe Spiropali? Fotot nga Kuvendi, Majko “merr drejtimin” e Qeverisë

Gjuha e trupit tregon se Gramoz Ruçi dhe Elisa Spiropali nuk kanë rënë dakord për diçka sot në Kuvend. Ministrja për Parlamentin është fotografuar teksa afrohet për të komunikuar pranë kreut të Parlamentit, por ky i fundit duket “i prerë” në qëndrimin e tij.

19:24
Atje ku shtëpitë vizitohen nga gjallesat më të frikshme në planet

Australia është një vend i mrekullueshëm që njihet për shumë vende të bukura dhe kafshë simpatike, si kangurët e koalat. Por këto gjallesa nuk janë të vetmet që e popullojnë atë vend.

19:22
Vala e dytë e të nxehtit/ Temperaturat do të rriten sërish javën e ardhshme në Europë

Nuk zgjati shumë frymëmarrja që i dhanë këto ditë të freskëta Europës së munduar nga një valë e pazakontë të nxehti për qershorin.

19:00
Europa League/ Kallaku nuk mjafton, dështon misioni “përmbysje” i Teutës

Dështon tentativa e Teutës për të përmbysur humbjen 3-0 ndaj Ventspilsit në Letoni, pasi bregdetarët nuk shkuan më shumë se një fitore minimale 1-0, pasditen e sotme në “Niko Dovana” të Durrësit.

18:40
PD çon 30 qershorin në Gjykatë: Zgjedhjet të shpallen antikushtetuese dhe të verifikohet ‘Bindja’

Opozita duket se po dëgjon këshillën e ndërkombëtarëve për të ankimuar zgjedhjet e 30 qershorit në Gjylatë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk funksionion për shkak të vetting-ut, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku bëjnë pjesë të djathtë, iu drejtua sot për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit.

18:10
Rama-Erdogan, vizitat e “mistershme” të kryeministrit në Turqi

Nëpërmjet një publikimi në ‘Instagram’, kryeministri Edi Rama njofton sot se është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e Marmaris. Kjo është takimi i parë për këtë vit midis Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që gjatë 2018-ës ata kanë zhvilluar disa të tilla.

18:05
Arrestohen at e bir, falsifikonin makina luksoze

At e bir punonin në një ofiçinë sekrete, ku merrnin motorë dhe pjesë nga makina jo të shtrenjta amerikane, si Chevrolet dhe Cadillac, dhe pastaj i montonin në trupa të falsifikuar makinash luksoze italiane, Ferrari dhe Lamborghini.

17:58
Basha në Vienë: Ndamë shqetësimin për krizën me përfaqësuesit e lartë të OSBE

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në Austri, nga ku njofton se është takuar me përfaqësuesit e lartë të OSBE.

17:55
40 vite diferencë. Dashuria nuk njeh as moshë dhe as gjini! – FOTO

Këngëtarja Julia Zelg-De Freest, 24 vjeç, ka kurorëzuar dashurinë e saj me korrespondenten e politikës, Eileen Zelg-De Freest, 61 vjeç.

17:51
Bumçi i “qan hallin” ndërkombëtarëve: Kanë probleme të brendshme

Faktin që aksionet e opozitës nuk kanë gjetur mbështetje nga faktori ndërkombëtar ish-ministri i jashtëm demokrat Aldo Bumçi e sheh si një problem të brendshëm të vetë ndërkombëtarëve.

17:45
Pas pjesëmarrjes së ulët në votime, Bumçi pranon se Opozita është bërë pishman përse nuk hyri në zgjedhje

Aldo Bumçi ka një tjetër qasje në lidhje me pjesëmarrjen e zgjedhësve në 30 qershor.

17:29
Binjaket ruse, ende në kërkim të burrit të përbashkët

Dy motra binjake ruse, Adel dhe Alina Fakhteeva, në pamje të parë të krijojnë idenë e njëjtë me çdo çift binjakësh të tjerë të cilët janë shumë të ngjashëm jo vetëm në aparencë, por edhe në sjellje duke marrë parasysh faktin se çdo gjë e bëjnë bashkë.

17:19
“Rama të largohet si Gruevski”, Aldo Bumçi zbulon në Top Talk skenarin e opozitës

Këtë të enjte i ftuar në Top Talk përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Aldo Bumçi Ish-Ministër dhe ish-Deputet i Partisë Demokratike.

17:16
Tragjike/ Tallej nga shokët në shkollë, 14-vjeçari përplaset nga treni dhe humb jetën

“The Sun” ka raportuar një tragjedi të ndodhur ditën e sotme, ku një 14 vjeçar është përplasur nga treni dhe ka humbur jetën, në Angli.

17:15
Shqiptari shtanget kur sheh foton e tij në paketën e cigareve

Një 60 vjeçar shqiptar është shokuar kur ka parë foton e tij të përdoret në një paketë cigaresh, si mesazh sensibilizues kundër konsumimit të duhanit. Shqiptari që jeton në Metz të Francës ka prerë këmbën pas një incidenti në vendin e lindjes në vitin 1997, ndërkohë që foto e tij ishte shoqëruar në paketë me shkrimin: “pirja e duhanit bllokon arteriet tuaja.”

16:42
Ndalesa në aeroportin e Vjenës, Daut Haradinaj: Ishte konsultë disa minutëshe

Konsultë disa minutëshe, kështu e përshkruan Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ndalesën në aeroportin e Vjenës. Mediat kosovare raportuan se vëllai i kryeministrit ishte ndaluar nga policia austriake në bazë të një fletarresti nga Serbia, por Haradinaj thekson nuk bëhet fjalë për arrestim apo ndalim.

16:36
Aksioni i tatimeve në teren/ Denaj: Kontrollet jo rastësore, por në bazë të riskut

Tatimet kanë nisur kontrollet në terren për mos lëshimin e kuponave tatimore dhe për verifikimet e dokumetacioneve të tjera fiskale.

16:28
Wake Up/ Shalqinj e pjepra me pesticide. Edmond Panariti: Si t’i zbulojmë në kushte shtëpie

Ditët e fundit në media dhe rrjetet sociale është ngritur shqetësimi për nivelin e lartë të përmbajtjes së nitrateve në fruta dhe perimet që konsumojmë.

16:26
Rama vizitë blic në Turqi, takohet me Erdoganin

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Takimi me Erdogan është zhvilluar në rezidencën e Marmaris, qytet në brigjet e rivierës turke.

16:20
Meta takon zyrtarin e lartë britanik, kërkon marrëdhënie dinamike midis dy vendeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page.

16:19
Wake Up/ Irgeni i Portokallisë i “futet” muzikës, rrëfen frikën e tij për rolin e Babales!

Irgen Çela, është një aktorët më të dashur në “Portokalli” për të gjitha rolet që ka sjellë për publikun ndër vite.

16:06
Daut Haradinaj ndalohet përkohësisht nga policia austriake

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Austrisë. Vëllai i kryeministrit të Kosovës u ndalua në Vjenë nga policia austriake në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

15:59
Modelja 23-vjeçare shet virgjërinë për 2 milionë £, një politikani! – Foto

Modelja 23 vjeçare, ka shitur virgjërinë e saj për 2 milionë £ dhe thotë se “dëshironte të bënte mamin krenare”.

15:50
Reforma në drejtësi, Xhafaj: Reformën s’ka forcë që ta ndalë, SHBA dhe BE garanci

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndetur kontributorët kryesorë që hartuan dhe mbështetën implementimin e reformës në drejtësi.

15:32
U ekzekutuan nga gjermanët në 1944/ Përkujtohen heroinat, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima

Në Gjirokastër janë përkujtuar në një ceremoni zyrtare, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, dy heroinat e ekzekutuara me varje në litar, nga gjermanët në korrik të vitit 1944.

15:31
Rehabilitimi te “Misto Mame”/ Veliaj: Investimet do të vijojnë gjatë gjithë verës

25 mijë banorë që më parë jetonin në një zonë të paurbanizuar, në një lagje në Kombinat, tanimë kanë rrugë dhe infrastrukturë të sapo rikonstruktuar.

15:27
Kur Venecias i dalin “të palarat” – FOTO

Venecia është qyteti më unik dhe më i pazakontë në botë, ai është i ndërtuar mbi ujë, në një lagunë të cekët të Detit Adriatik.

15:19
“Zogu I”, nga pllakat në asfalt/ Rikonstruksioni i bulevardit të dëmtuar, automjetet me një korsi

Bulevardi “Zogu i Parë” është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve që duhet ta përshkojnë çdo ditë këtë segment në kryeqytet.

15:14
KPP pezullon tenderin e tunelit të Kardhiqit

Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 23 milionë euro, për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit, pasi autoriteti rrugor shqiptar shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë.

15:02
Zgjedhjet e 30 qershorit, kaos me vendime gjykatash

Gjykata e Durrësit nuk i njohu 3 vendimet e Komisionit Qendror të zgjedhjeve ditën e mërkurë, me argumentin se Bindja Demokratike ishte regjistruar si subjekt zgjedhor jashtë afateve ligjore. 

14:56
Wake Up/ Pse meshkujt humbin peshë më shpejt se gratë?

Gratë që kanë mbajtur dietë njëkohësisht me bashkëshortin e tyre kanë krijuar përshtypjen se ata humbin peshë më shpejt.

14:44
Wake Up/ Indi, 63-vjeҫari nuk i lan dhe nuk i pret flokët prej 40 vitesh!

Në kohën që jetojmë duket e pabesueshme që të ketë akoma njerëz që nuk lahen për një kohë të gjatë, aq më tepër për vite e vite me radhë.

14:25
Kur prindërit nuk e dinë nëse duhet të qajnë apo të qeshin; foto argëtuese të fëmijëve

Fëmijët janë shqetësim i vërtetë dhe prindërit nuk dinë se si të reagojnë ndaj situatave që do ta vendosnin durimin e një shenjtori në provë.

14:16
“Të pushtojmë  ‘Zonën 51’ në shtator ”, thirrjes i përgjigjen 1.5 mln njerëz  

Matty Roberts më 27 qershor bëri një thirrje në rrjetet sociale që të pushtojnë  të famshmen dhe misteriozen “Zona 51” në 20 shtator. Ndonëse kjo gjë nisi si një shaka e tij, shkaktoi “stuhi” në internet ku rreth 1.5 milionë njerëz nënshkruan peticionin online për të pushtuar bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së, pasi dyshojnë se atje fshihen UFO-t.

14:06
Dorëhiqet Lagarde, pranon sfidën për BQE

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, dha dorëheqjen të martën, pas konfirmimit të saj të mundshëm, si Presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane, duke hapur në të njëjtën kohë edhe garën për pasuesin e saj.

13:54
Zjarr në Japoni/ Dhjetëra viktima e të lënduar – Foto

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pas një zjarri, në dukje të qëllimshëm, në një studio të animuar në Kjoto, të Japonisë.

13:39
Pushime on Top/ Kush është më i fortë, Ori apo Flori?! – VIDEO

Dy prezantuesit simpatikë të Pushime on Top, teksa ndodhen në Pogradec kanë matur edhe “forcën”.

13:28
“Shpëton” Kevin Spacey, prokurorët rrëzojnë akuzat për ngacmim seksual

Prokurorët në Masacusets kanë hequr dorë nga akuza në adresë të aktorit Kevin Spacey, një javë pasi personi që e akuzonte atë për agresion nuk pranoi të dëshmonte në Gjykatë.

13:22
Wake Up/ Suzana Turku: Kori i vajzave për herë të parë në Festivalin MultiKulturor të Beratit

Për të gjashtin vit radhazi në “Qytetin e një mbi një dritareve” do të mbahet Festivali MultiKulturor i Beratit.

13:18
I nxehti në Evropë, ekspertët presin një valë të dytë

Pas një frymëmarrjeje të shkurtër pas valës së të nxehtit që përvëloi Evropën, muajin e shkuar, parashikimet thonë se temperaturat do të rriten edhe një herë tjetër javën e ardhshme në vende si Franca, Gjermania, Austria, Britania e Madhe, Norvegjia, Holanda, Spanja dhe Portugalia.

12:39
“Çdo kush mund të ketë vrarë dikë por nuk e di”, Lleshaj ‘çudit’ me deklaratën e tij

Propozimet e mazhorancës për ndryshimet në kodin penal i mbështeti në Kuvend edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai tha se për sa kohë ja kemi hequr mundësinë ligjit dhe shtetit për të vrarë, duhet t’ia ngushtojmë mundësinë çdo qytetari .

12:33
Cilësia e arsimit në Kosovë/ Nuk akreditohen 3 Universitete

Tri universitete publike të Kosovës: ai i Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës, pritet të jenë të mbyllura për vitin e ri akademik 2019-2020, me vendim të Këshillit Shtetëror Cilësor, me gjithë kundërshtimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

12:31
Zbulohen në Suedi, dy varre të hershme vikinge

Dy vendvarrime me barka vikinge janë zbuluar pranë qytetit Uppsala në Suedi, vjeshtën e shkuar dhe që atëherë, vazhdon atje puna e kujdesshme e arkeologëve. Një nga varret mbante edhe eshtrat e një njeriu, një kali dhe një qeni.

12:23
Ekspozita në Kaliforni, një Mickey Mouse meksikan

Imagjinoni sikur Mickey Mouse dhe Mona Lisa, të ishin meksikanë… Kjo ekspozitë është pjesë e serisë “Bëji të gjithë ata meksikanë”m të artistes amerikano-meksikane, Linda Vallejo.

12:21
Pensionistët e Bulqizës nuk kanë para për pushime

Pensionistët janë kategoria që kanë më pak të ardhura. Në Bulqizë, një pjesë e mirë e moshës së tretë nuk mund të mbyllë muajin e jo më të mendojë për pushime.

12:18
Vera zvicerane i shtohet specialiteteve te djathit dhe çokollatës

Kur të huajt mendojnë për specialitetet zvicerane, kjo mund tu sjellë menjëherë në mendje çokollatën e famshme dhe djathin. Po vera zvicerane? Kjo nuk u thotë shumë. Por, reputacioni global i verëbërësve zviceranë, mund të jetë në rritje, mbështetur ga një strategji e re eksporti që synon të çojë markat zvicerane në menutë e restoranteve më të mira të botës.

12:15
Pakënaqësitë sociale/ Në Gjirokastër rezerva për ndihmën ekonomike

Përfitues të skemës së ndihmës ekonomike në Gjirokastër dhe në të gjithë rajonin janë bërë pjesë e një pyetësori realizuar prej Qendrës Kombëtare të Shërbimeve Sociale me mbështetjen e Ambasadës Amerikane.

12:10
Supermakinat elektrike, Britania e Madhe prodhon modelin e ri Lotus Evija

Lotus ‘Evija’; supermakina e parë britanike, e gjitha elektrike, ka mbërritur. Lotus, shpreson tani, se ‘Evija’ e re do të konkurrojë fuqishëm Roadsterin e Teslës, pavarësisht se çmimi në këtë pikë, mund të jetë një pengesë.

12:07
Insekticidet për rritjen e bletëve/ Bletërritësi nga Elbasani tregon alternativat ndaj amitrazit

Në treg një kilogram mjaltë kushton 1.400 lek të reja. Pavarësisht kësaj çmimi i kripur i mjaltit duket se nuk kënaq bletërritësit shqiptarë.

11:49
A ka frikë Presidenti nga Komisioni Hetimor? Ja si përgjigjet ai

Partia Socialiste ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si President.

11:43
Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin Sakos, Meta: Ndodh ngaqë nuk u respektua Kushtetuta

Një ditë më parë Gjykata e Durrësit ka refuzuar t’i japë vërtetimin e mandatit kryetares së zgjedhur të Bashkisë, Valbona Sakos , e cila kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste.

11:24
Meta, tjetër afat Ramës për zgjedhjet: Nëse 13-ta i ka dalë ters në filxhan e ndryshojmë, por jo përpara 17-18 tetorit

Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Durrësit ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e 13 tetorit, duke thënë se është i gatshëm që të  ndryshojë datën por jo përpara 17-18 tetorit, ku dhe do të jepet vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

11:21
Europa League/ Kukësi, Teuta dhe Laçi kërkojnë mrekullinë

Sot është radha e 3 ekipeve të tjera shqiptare të zbresin në fushën e lojës në kompeticionet evropiane dhe bëhet fjalë për Kukësin, Teutën dhe Lacin që do të luajnë ndeshjet e tyre të kthimit në raundin e parë kualifikues të Europa League.

10:55
Rritet mesatarja për pranimet në universitet, Përmeti: Po lini rininë pa shkollë. Përgjigjet Shahini

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti ka kritikuar ministren e Arsimit se ka rritur në fund të ciklit akademik mesataren për maturantet që duhet të pranohen në universitete. Sipas Përmetit, ky vendim duhej të futej në fuqi pas tre vitesh, jo në muajin e fundit, ku maturanti është përgatitur për të shkuar në Universitet dhe pa pasur dijeni për faktin që të ndjekësh arsimin e lartë, duhet të kesh mesatare. Sipas deputetit opozitar, ky vendim djeg të drejtën e maturantëve që të shkojnë në Universitet.  

10:53
Ligji për duhanin/ Beqaj: Të mos votohet, zbatimi të nisë nga ne; Ruçi: Denoncoji, nise nga unë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka kërkuar në Kuvend që të mos miratohet sot projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

10:28
Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 54-vjeçari

Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Velçë”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Vlorës raporton se ka sekuestruar  një armë zjarri, një sasi të vogël lëndë narkotike si dhe asgjësuar disa fidanë narkotikë, të kultivuar në territorin përreth banesës së 54-vjeçarit, i cili është vënë në pranga.

10:21
“Versace” vë në pranga 2 persona, policia: Njëri, kreu i një grupi të strukturuar kriminal

Policia e Tiranës ka finalizuar mëngjesin e kësaj të enjteje operacionin policor  “Versace”,  si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë.  

10:08
Kandidati i Kushtetueses ‘ngel’ në vetting, Ilir Mustafaj: Do ankimoj vendimin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj. Prej më shumë se një viti, Mustafaj ishte në pritje për tu bërë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

09:57
Seanca e fundit parlamentare, votohen projektligje të rëndësishme

Një seancë mjaft e ngjeshur parashikohet kjo e kësaj të enjteje në Parlament, që përkon edhe me seancën e fundit për këtë sesion.

09:45
Aksident në Lezhë, plagosen 5 persona të së njëjtës familje

Pesë persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Matit, në Lezhë.

09:38
Shesh dhe kënd i ri lodrash për banorët e rrugës “Eshref Frashëri”, Tiranë

Një tjetër lagje në kryeqytet, kësaj here në zonën e “Don Boskos”, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore, ambiente çlodhëse dhe argëtuese, si dhe shërbime cilësore për qytetarët.

09:23
Kujdes nga aplikacioni që ju plak! Paralajmërimi në SHBA: Pas “Faceapp” qëndrojnë rusët

Ai është bërë trend në mediet sociale. Të gjithë postojnë tani në rrjet foto të tyre si do të ishin pas 30 apo 50 vitesh. Por, komiteti kombëtar demokratik, në Uashington, ka paralajmëruar ekipet e fushatave për zgjedhjet e 2020 që të mos e përdorin aplikacionin popullor Faceapp.

09:17
Kandidatja për SPAK, Kaçkini kalon vettingun. Lot gëzimi mes familjarëve dhe miqve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini.

08:54
Xhaferri komenton akuzat për korrupsion në Maqedoninë e Veriut: Nëse vërtetohen, efekti do ishte domino

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri thotë se janë institucionet përkatëse ato që duhet të thonë fjalën e fundit rreth përfshirjes së dyshuar në një rast marrje ryshfeti nëpërmjet zhvatjes, të Kryeprokurores së Posaçme Katica Janeva, e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen.

08:47
Zyrtari i lartë amerikan: S’jemi krenar me shqiptarët, SHBA nuk do bëhet arbitër

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë. Ambasadori Reeker, zyrtar me përvojë në çështjet e Ballkanit, i bëri komentet të mërkurën në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.

08:38
Burgim i përjetshëm për bosin e drogës “El Chapo”

Rreth një gjysmë viti pas burgosjes së bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, gjyqtari shpalli masën e dënimit. Meksikani duhet të qëndrojë në burg të përjetshëm – në rast se nuk arratiset sërish.

08:30
Ky oktapod mund të vrasë 26 njerëz në pak minuta

Ishin jashtëzakonisht me fat dy turistët britanikë në Australi, të cilët vendosën të luajnë me një oktapod të vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 vetë në pak minuta.

08:17
Aksident në Tiranë, mjeti përplas 14-vjeçarin

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Tiranë.

06:16
Hysaj tradhtohet nga Napoli, Atletiko Madrid nënshkruan me Trippier

Atletiko Madrid ka hequr dorë nga Hysaj pasi ekipi spanjoll ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit anglez Kieran Trippier.

05:56
May mban fjalimin e fundit, dënon politikat populiste dhe absolutizmin në politikën botërore

Kryeministrja Theresa May kritikoi të mërkurën intolerancën dhe absolutizmin në rritje në politikën botërore, në një mesazh që shumë e shohin si të adresuar ndaj pasardhësit të saj si dhe Presidentit Donald Trump.

04:59
Sekretari i NATO-s: Duhet të jemi të përgatitur për një botë me më shumë raketa ruse

Koha po kalon për të ruajtur pikat kyç të traktatit të raketave me Rusinë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për BBC. Z. Stoltenberg premtoi një përgjigje të matur, nëse Rusia nuk përmbush kriteret e marrëveshjes deri në afatin e 2 gushtit.

04:35
FBI dhe policia italiane shkatërrojnë grupin e njohur kriminal

Policia italiane dhe FBI-ja kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët në shkallë të gjerë që përfshinte më shumë se 200 oficerë policie. Pas hetimeve ku u zbuluan lidhje mes Cosa Nostra-s së Siçilisë dhe familjes së krimit Gambino të New York-ut.

03:36
Shokon Musk/ Planifikohet lidhja e trurit të njeriut me kompjuterin

Elon Musk, miliarderi eksentrik themelues i Teslas dhe Space X, bëri së fundi publike një plan tejet ambicjoz të vetin, atë të lidhjes së trurit të njeriut direkt me kompjuterin, dhe kjo do të arrihet duke përdorur një cip të vogël fleksibël.

02:36
Veliaj: Do të krijojmë hapësira të cilat do të fuqizojnë talentet e reja

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka uruar anëtarët e grupit Team Albania të cilët do të konkurojnë në Olimpiadën Botërore të Robotikës.

00:36
Ka 7 fëmijë/ Kush është Ursula Von Der Leyen që u zgjodh presidente e KE-së?

Anëtarët e Parlamentit Evropian, të martën, ratifikuan gjermanen Ursula Von Der Leyen, si presidente të re të Komisionit Evropian, duke e bërë atë gruan e parë që ulet në postin më të lartë në BE.