Anija turistike me të infektuarit me Hantavirus, riatdhesohen 76 persona. Një francez shfaq simptoma
Turqia ka dislokuar divizione të forcave speciale të ushtrisë pranë pikës së mbikqyrjes në zonën armëpushimit në Idlib, njoftonin mediat vendase dhe ministria e mbrojtjes.
Agjencia shtetërore Anadolu tha se mjete të blinduara, kryesisht për transport personeli ushtarak hynë në Siri nga provinca turke Hatay, me të cilat erdhën dhe një numër raketa-lëshuesesh përgjatë kufirit Siri-Turqi.
SHBA ka përjashtuar si mundësi përfshirjen në luftime në Idlib në anën e Turqisë, edhe pse përfaqësuesi i veçantë për Sirinë James Jeffrey tha se Uashingtoni mund të asistojë Ankaranë me inteligjencë ose pajisje ushtarake.
“SHBA aktualisht po merr në konsideratë asistimin e Turqisë në Idlib në kuadër të NATOs, por për momentin nuk ka diskutime për përforcime amerikane në zonën e konfliktit”, tha ai.
Kremlini është përgjigjur duke thënë se në rajon nuk është parë ndërhyrje e SHBA kohët e fundit.
Top Channel