Mbrëmë u rikthye Uefa Champions League me fazën 1/16. Dy ekipe pretendente si PSG dhe Liverpool u thyen në ndeshjet e para.

Borusia Dortmund mposhti 2-1 PSG ku heroi i takimit ishte talenti Haland. 19 vjeçari shënoi të dy golat e fitores së ekipit gjerman. Haland gjithashtu u shpalll edhe ‘Njeriu i Ndeshjes’. Norvegjezi u vlerësua me notën 8.3 ku falë dy golave të shënuar i dha fitoren ekipit të tij.

Lojtari më i dobët i takimit u shpall portieri Navas i cili mori notën 6.1. Neymar u vlerësua me notën 8, ndërsa Mbappe me notën 7.5.

Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar:

Top Channel