E mërkurë, 30 Tetor 2019
19:38
Operacioni, 3 milionë euro/ Katër shqiptarët pjesë e grupit që trafikoi 1.6 ton kokainë

Një vendim i datës 29 tetor, i gjykatës së shkallës së parë pranë Krimeve të Rënda, bëri të mundur sekuestrimin e rreth 3 milionë eurove pasuri. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezukltuar se pronat e sekuestruara, të cilat tashmë i kanë kaluar agjensisë për aministrimin e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara, rridhnin nga veprimtaritë kriminale të Jetmir Kastratit, Armando Duçjat, Eri Perlingut dhe Dëfrim Eçit.

19:28
E tha për herë të parë: Ja puna “e rëndomtë” e aktorit të njohur kur ishte emigrant…

Aktori i njohur i viteve 90-të, Karafil Shena, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth pjesëmarrjes në filmin “Ndërkombëtarët”, projekt ky që e rikthen në shesh xhirime.

19:25
Uzuni gjen golin, në ndeshje u aktivizuan katër lojtarë shqiptarë

Myrto Uzuni rikthehet tek goli dhe ndihmon Lokomotivën e Zagrebit të kualifikohet në fazën çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 76-të golin e dytë për ekipin e Lokomotivës, e cila luajti ndaj modestëve të Vinogradar.

19:14
Ambasadori francez: Shqipërisë nuk i thamë “jo”, ishte “po, por” dhe “po nëse”

“Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk i është thënë “jo” në Bruksel dhe nuk kanë marrë një përgjigje negative për fillimin e negociatave”.

19:14
4 vitaminat që japin rezultate magjike në shëndetin e syve.

Vitaminat konsiderohen si mburoja më e mirë e syve, mungesa e tyre në organizëm shfaq problem në shikim por jo vetëm. Problemet e syve mund të shfaqen dhe nga përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha.

19:14
Bieta Sulo ia merr këngës në studio: Mua do të më marrë historia, por…

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktori i njohur shqiptar Karafil Shena, i cili përpos bisedës për projektet e fundit kinematografike, tregoi se këngën e ka një pasion të vjetër, që e shoqëron sa herë që është vetëm.

19:10
Tmerri i fëmijëve në luftë i shpalosur në foto

Lufta ka pasoja të frikshme, dëmet që ajo sjell mund të jenë të parikuperueshme. Shumë njerëz vendin në luftë, shumë vende shkatërrohen, shumë shtëpi dëmtohen, shumë njerëz sidomos fëmijë vuajnë.

19:04
Qeveria shqiptare anullon dhuratën për UNESCO, “Ngjallja e Llazarit” qëndron në Shqipëri

Një vit më parë qeveria shqiptare kishte vendosur që t’i dhuronte UNESCO pikturën Ngjallja e Shën Llazarit, por këtë të mërkurë ky vendim i anullua.

18:59
Sfilatë në Paris, me fustane prej çokollate

Panairi i 25 i çokollatës, apo Le Salon du Chocolat, bëri që modelet të parakalonin në pasarelë, me veshje të bëra nga ëmbëlsira e shumëpëlqyer.

18:57
Dosja e Habilajve/ Zbardhet biseda mes Koçerrit dhe të motrës: Po lehin qentë, ka njerëz tek ullinjtë, shiko lajmet

Top Channel ka siguruar dokumente të dosjes së Habilajve ku janë disa biseda të Armand Koçerrit dhe Moisi Habilajt si dhe telefonata me familjarët e tij ku nga bisedat mësohet se edhe ata janë në dijeni të aktivitetit.

18:55
SHBA ka listën e gatshme të sanksioneve ndaj Turqisë

Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin tha sot se administrata e presidentit Donald Trump ka një listë të gatshme të sanksioneve ndaj Turqisë, por tani për tani është i kënaqur me armëpushimin në Siri, për shkak të të cilit ka hequr sanksionet e mëparshme.

18:53
Franca mohon “partneritetin e privilegjuar”: Ballkani pjesë e BE, ja çfarë ofrojmë

Ishin mediat serbe që raportuan disa ditë më parë se Franca ishte e gatshme që t’i ofronte vendeve të Ballkanit Perëndimor një “partneritet të privilegjuar” nëse ato tërhiqeshin nga objektivi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

18:52
Fermeri gjerman padit qeverinë për klimën

Një fermer gjerman po padit qeverinë sepse nuk ka mundur të arrijë objektivat e përcaktuara për klimën. I zhgënjyer për dështimin e qeverisë gjermane në plotësimin e objektivave për mbrojtjen e klimës, fermeri Heiner Luetke Schwienhorst, ka hartuar një padi penale kundër Berlinit për ta detyruar atë të veprojë.

18:51
Pse Heidi Klum është mbretëresha e Hallouinit

Tashmë duket se është pranuar nga të gjithë që askush nuk e merr Hallouinin më seriozisht se Heidi Klum, për sa i përket kostumeve.

18:49
Britania në zgjedhje, Johnson e Corbyn “përveshin mëngët”

Britania e Madhe tashmë është nisur drejt zgjedhjeve të reja, më 12 dhjetor, dhe motorët janë ndezur. Kryeministri Boris Johnson tha se është gati të luftojë “ashpër” për zgjedhjet dhe me të njëjtat tone është shprehur edhe udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbin.

18:45
Protestat në Kili, anulohet samiti i Apec dhe klimës

Presidenti i Kilit ka anuluar samitin e tregtisë së Apec-ut në nëntor dhe atë për klimën Cop 25 në dhjetor ndërsa qeveria e tij përballet me valën më të madhe të zemërimit politik që nga përfundimi i diktaturës së pinocetit.

18:43
Vodafone sjell 5G në Shqipëri

Momenti historik per tregun e komunikimeve elektronike Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjell eksperiencën 5G në Shqipëri. Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi livesesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen.

18:39
“Dru” në funeral, shërbehet gabimisht kek hashashi

Pjesëmarrësit në një funeral në Gjermani, e panë veten të droguar, në mënyrë jo vullnetare, pasi aksidentalisht, në ceremoni ishin ofruar kekë hashashi.

18:38
Nuk është në planet e Maurizio Sarrit, sulmuesi pranë largimit në janar

Mario Mandzukic po kalon sezonin më të keq që kur është transferuar në Torino. Kroati nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, madje nuk stërvitet me ekipin. Për këtë arsye largimi i tij në janar duket thjesht një formalitet. Ka shumë ekipe që dëshirojnë shërbimet e 33- vjeçarit, me Manchester United që janë duke studiuar situatën dhe mund të hidhen në sulm për shërbimet e tij.

18:19
Pema më e vjetër në Europë vazhdon të rritet edhe sot

Pema më e vjetër në Europë, edhe pse është 1230 vjeçare, po vazhdon të rritet edhe sot.

18:17
Belgjika para rokadës politike

Në Belgjikë do të ndryshohet kreu i qeverisë së tanishme në detyrë: Michel do të marrë postin e Donald Tuskut, ndërsa në vend të tij do të emërohet ministrja Sophie Wilmès, si ushtruese e detyrës së kryeministres.

18:12
Putini dhe Orbani – “Shpëtimtarët e kristianizmit”! Flasin për gaz dhe para

Presidenti i Rusisë Putin viziton Hungarinë dhe takon kryeministrin Orban, duke argumentuar, se do të bisedojnë për mbrojtjen e të krishterëve të përndjekur. Në fakt do të bisedohet për energji, gaz dhe para.

18:10
Kush vjen pas Merkel? Ashpërsohet debati

Pas rezultateve të dobëta të CDU-së konservatore në zgjedhjet në Lindje, brenda partisë nuk kursehen kritikat. Njëri nga kritikët e quan qeverinë Merkel “tmerrësisht të dobët”.

18:07
Dy muaj pa rroga, lojtarët kërkojnë ndihmë tek qytetarët

Janë zhytur në krizë të thellë. Futbollistët e Ferizajt nuk kanë marr paga dhe vendosen që t’i ndalojnë stërvitjet, futen në bojkot! Futbollistët janë lodhur, nuk ka paga dhe është sosur durimi.

18:05
Kosovë, votat e diasporës po vonojnë rezultatin e zgjedhjeve, janë vetëm 5 mijë

5 mijë vota të diasporës janë shkaku që po vonohet shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që i hap rrugë krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

18:04
Dhunimi i futbollistëve të mitur nga trajneri i Laçit, reagon policia

Një video është shpërndarë në internet ku shikohet trajneri i të rinjve të Laçit Nduer Tarazhi ku pas një humbjeje dhunon lojtarët e tij.

18:03
Koleksioni magjepsës i kostumeve të Halloween, në vitet 1800-1900

Këto fotografi të vjetëra dhe të frikshme njëkohësisht, tregojnë kostumet e sajuara në kushte shtëpie, por që sollën të dridhura dhe emocione, nga fundi i viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900.

17:55
Top Talk/ Arta Dade në pension politik? “Mbështes rikrijimin e së majtës”

Ndonëse është jashtë strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, Arta Dade nuk është në pension politik.

17:49
Kërcënoi mediat dhe bëri thirrje anti-shqiptare, procedohet ish-lideri i OMONIA-s

Më datë 26 tetor në Bularat të Gjirokastrës u mbajt përkujtimorja me rastin e vrasjes së Kacifas, i cili gjuajti me armë kundër policisë shqiptare si dhe ishte një rrezik për qytetarët para se të vritej.

17:37
E bujshme/ Tare nominohet për drejtorin sportiv më të mirë të 2019-ës

Puna e shkëlqyer që Igli Tare po bën të Lazio gjatë këtyre vazhdon të vlerësohet. Pasi mori çmimin e drejtorit më të mirë sportiv në Itali nga faqja e specializuar Tuttomercatoweb për vitin 2018, këtë herë fama e shqiptarit i kalon kufijtë e Italisë.

17:36
Votat e emigrantëve/ Gjykata i jep të drejtë Vetëvendosjes, do numërohen

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se Gjykata Supreme ka konfirmuar ankesën e tyre për të numëruar votat e emigrantëve.

17:32
VIDEO skandal/ Trajneri shqiptar dhunon lojtarët pasi humbin një ndeshje, njëri fillon të qajë

Një video shokuese është bërë virale ditën e sotme ku një trajner i moshave dhunon futbollistët e tij pasi kishin humbur një takim.

17:30
Policia gjen 12 emigrantë në një kamion-frigorifer në Belgjikë

12 emigrantë nga Siria dhe Sudani janë gjetur nga autoritetet kufitare në Belgjikë gjatë ditës së sotme, një javë pas ngjarjes së tmerrshme në Britani me 39 të vdekur.

17:30
Ja se çfarë do të veshin VIP-at për festën e Halloween – FOTO

Nesër shënon data 31 tetor dhe është festa e Halloween-it, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Në SHBA Halloween renditet si festa e dytë, pas Krishtlindjeve.

17:29
Negociatat – Dade në Top Talk: Realiteti i reformave i ndryshëm nga propaganda e Qeverisë

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade thotë se për dështimin e negociatave nuk duhen parë përgjegjësitë vetëm te dështimi i Bashkimi Evropian, por gjithçka duhet të fillojë nga vetja dhe të identifikohen gabimet.

17:26
Top Talk/ Arta Dade sulmon ashpër Edi Ramën: Shkelësi më i madh i demokracisë në PS

Për Arta Daden demokracia e brendshme në Partinë Socialiste tashmë është mbytur. E ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Dade, një prej figurave kryesore të së majtës në Shqipëri, akuzoi kryetarin e PS, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, se është shkelësi më i madh i demokracisë brenda forcës politike që drejton.

17:09
105-vjeçarja realizon ëndrrën

Një grua 105-vjeçare në Dulongxhian, në provincën Junan të Kinës, sapo ka realizuar ëndrrën pë të udhëtuar jashtë fshatit e për të hipur në makinë.

17:02
“Mos na korit vajzë”, grimieri i famshëm shqiptar kritikon Bebe Rexhën

Bebe Rexha nuk ka ndërmend t’i lë pas fotot seksi.

16:58
Deputeti suedez: E shohim Shqipërinë si vend të BE-së

Një delegacion deputetësh të Parlamentit të Suedisë është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku mes të tjerash ka takuar dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, si edhe grupin parlamentar të miqësisë mes dy vendeve, të kryesuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati, teksa u shoqërua gjatë vizitës nga Teuta Voda, Drejtuese e Fondacionit “Qemal Stafa”.

16:54
Epike/ Gjyqtarja ndëshkon me karton të verdhë Kaka dhe më pas bën selfi

Mbrëmjen e të martës përveç sfidave në kampionatet dhe Kupat më të rëndësishme europiane ka tërhequr vëmendjen edhe një ndeshje miqësore që është zhvilluar për bamirësi në Haifa të Izraelit.

16:54
Shkupi refuzon ftesën ruse për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Po Tirana?

Maqedonia Veriore nuk është ftuar të anëtarësohet në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), tha sot në Shkup kryeministri Zoran Zaev.

16:47
Nora Segura nuk ka frikë nga vjeshta, pozon me bikini në Instagram!

Nora Segura nuk njeh stinë. Bashkëshortja bukuroshe e ish-portierit të Everton dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tim Howard vazhdon të surprizojë fansat e saj me fotot me bikini që poston në Instagram.

16:38
Duke lënë pas cigaret/ CEO i PMI adreson disa nga çështjet në lidhje me produktet pa tym

André Calantzopoulos flet për transformimin e PMI dhe rëndësinë e qasjes në informacion të saktë dhe të përditësuar për të shmangur konfuzionin.

16:22
Gjuajnë me armë si nëpër filma, dënohen me 8 vite burg

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar ditën e sotme me 8 vite e gjashtë muaj heqje lirie për tre të pandehurit, për kryerjen e veprës penale, “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

16:19
Zyrtare: Feronikeli shkarkon trajnerin

Skuadra e Feronikelit ka shkarkuar trajnerin Dejan Vukicevic për shkak të performancës jo të mirë.

16:18
Albin Kurti zbulon detaje nga takimi me Vjosa Osmanin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani, në kuadër të përgatitjeve për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, në zgjedhjet e së cilës këto dy parti morën më së shumti vota.

16:08
2 të vdekur dhe një seri aksidentesh, mbyllen urat prej xhami në Kinë

Ishin ndërtuar për të tërhequr turistët, por duket janë tepër të frikshme, ndaj autoritetet kineze kanë vendosur t`i mbyllin të 32 urat, vendkalimet e platformat prej xhami që janë ndërtuar në provincën e Hebeit.

16:06
Avari në Bistrica 1/ Saranda, Delvina dhe 84 zona të tjera pa energji

OSHEE nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se një avari ka ndodhur ne HEC-in Bistrica 1 dhe si pasojë kanë mbetur pa energji disa zona.

15:59
Sulmohet fizikisht prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prizren, Atnor Skoro

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro.

15:57
Cakaj: Merret vendimi për hapjen e misionit të posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

15:52
OBSH: Në Burundi mbi 7 milionë njerëz me malarie

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se më shumë se shtatë milionë raste të malaries janë raportuar në Burundi këtë vit. Zyrtarët shëndetësorë besojnë se ka shumë faktorë përgjegjës për shpërthimin, të tilla si mungesa e rrjetave të sigurisë në shtrat, problemet e ilaçeve dhe ndryshimi i klimës.

15:49
Mbeti shtatzënë pasi u abuzua nga mësuesi dhe polici, prokuroria aktakuzë për 6 persona

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën në shkurt të vitit 2019 ku një vajzë akuzoi profesorin se e saj se kishte abuzuar me të seksualisht dhe se e kishte mashtruar se do të martohej me të.

15:43
Turqia arreston 100 pjesëtarë të Shtetit Islamik

Shefi i policisë turke, Mehmet Aktas tha sot se 100 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve të bëra kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët thuhet se po planifikonin sulm.

15:38
Seriali i ri, “House of the Dragon”/ Prodhim i HBO, i ngjashëm me “Game of Thrones”

HBO, kanali televiziv amerikan që prodhoi e transmetoi Game of Thrones, do të sjellë një serial të ngjashëm, të titulluar “House of the Dragon”, ngjarjet e të cilit vendosen rreth 300 vjet përpara atyre të sagës së famshme që rrëmbeu zemrat e njerëzve në mbarë botën, duke krijuar një ushtri të vërtetë fansash.

15:32
Ishemitë, i rrezikuar një në katër persona/ Në një vit ndodhin 1200 raste të rënda

Një në çdo 4 persona është i prirur të preket nga ishemitë apo hemoragjitë cerebrale. Të paktën këto janë shifrat që publikoi Instituti i Shëndetit Publik, në ditën botërore të insulteve apo strokut siç njihen në gjuhën e mjekut. Vetëm në QSUT shtrohen çdo vit 1200 raste të reja.

15:16
Grupi i Habilajve/ U kap me 4 ton hashash, prokuroria kërkon 10 vite burg për Armando Koçerrin

Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar që dënimi për Armando Koçerrin nga 15 vite të ulet në 10 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

15:06
Trauma e fëmijëve të Sirisë -Të kthyerit shfaqin probleme të rënda nga traumat

Sa herë që shohin avionë apo dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndenja frike.

15:04
Më 5 nëntor gjyqi i “Soludaminës”/ Çausholli akuzohet për ilaçin që e shiti 18 herë më shtrenjtë

Gjykata e Tiranës, do të zhvillojë në datën 5 nëntor, seancën paraprake për Nadir Çaushollin, administratorin e Kompanisë CFO Pharma, i marrë i pandehur nga prokuroria për mashtrimin që ai bënte me ilaçin e quajtur Soludamin, duke e shitur 18 herë më shtrenjtë.

15:01
Bërtet “Allahu Akbar” që të grabisë kinemanë

Një i dyshuar ka bërtitur qëllimisht “Allahu Akbar” gjatë filmit të “Joker-it”, duke përhapur panik mes njerëzve.

15:01
Policia vë në pranga shpërndarësin e drogës, kapet me 6 qese hashash

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur 6 qese hashash dhe një shumë parash që dyshohet që është përfituar nga shitje e kanabisit.

14:48
Në Shtëpinë Tonë/ Ambasada e Kosovës në Tiranë, me shef misioni apo ambasador?

Sylë Ukshini diplomat në ambasadën e Kosovës, në një intervistë ndryshe për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” duke folur për jetën e tij dhe misionin që ka, tregon se si është e vërteta e pozicionit të tij.

14:45
Miss-i i parë i Turqisë ishte shqiptare! (EMRI)

Konkursin e bukurisë të organizuar për herë të parë në Turqi në vitin 1936 e fitoi një vajzë nga Çamëria, Haxhire Mirushoglu.

14:42
Ka mbaruar për ekonomi, por sot punon në ndërtim/ Ish-ministri shqiptar ka një mesazh për të birin

“Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton”, kështu shkruan ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku ndërkohë që uron djalin e tij, i cili feston 24-vjetorin.

14:41
Skandal- Qendra Shëndetësore Xibër, në rrezik shembjeje!

Ndonëse duhej të ishte një godinë model dhe e sigurtë, qendra Shëndertësore në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit po rrezikon jetën e personelit dhe banorëve që shkojnë aty për të marrë shërbim.

14:37
Hallouini i 100 viteve më parë, kur maskat i bënin vetë

Fotot e personave që festojnë Hallouinin në fund-vitet 1800 dhe fillim-vitet 1900 duken edhe më të frikshme në ditët e sotme.

14:29
Gabim i zjarrfikësve! E vërteta e “ferrit të flakëve”, që u mori jetën 72 njerëzve

Një raport i ri mbi ferrin e flakëve që përfshinë kullën Grenfell të Londrës, ku në 2017-tën vdiqën 72 vetë, tregon se zjarrfikësit bënë një gabim i cili rezultoi fatal për shumë prej viktimave.

14:26
Fotot/ Të dukesh “fashion” jo gjithmonë ngjan bukur!

Moda ka ndryshuar shumë me kohën.

14:23
Greta Thunberg refuzon shpërblimin monetar: Lëvizjes klimatike nuk i duhen çmime

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg refuzoi të pranonte një çmim për mjedisin që vinte me shpërblim monetar, duke thënë se lëvizja klimatike ka nevojë që njerëzit e veshur me pushtet të dëgjojnë zërin e saj, e nuk i duhen çmimet.

14:11
Tentuan të transportonin drogë drejt Zvicrës, Prokuroria kërkon të shpallen fajtorë 3 të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

14:05
Lleshaj: Do të ndërtojmë një trupë zjarrfikëse, profesioniste

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtues të shërbimit zjarrfikës në vend, për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të përmirësohet kjo strukturë dhe projektet që janë konceptuar në funksion të këtij qëllimi.

14:01
Ekonomistja me 6 gjuhë të huaja la bankën për Instagramin

Shumë njerëz fjalën “influencues Instagrami” nuk e lidhin me intelektin, e disa të tjerë, madje, e lidhin me të qenit sipërfaqësor.

13:56
Tmerri i “Tiranës së Re”, arrestohet hajduti i portofolave

Policia në Tiranë pas kallzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, kanë kryer një operacion.

13:44
Kongresi i SHBA për masakrën ndaj armenëve: “Ishte gjenocid”

Vendim është jo më pak se historik: Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA i klasifikon masakrat e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. Për vendimin votoi një shumicë e qartë.

13:36
Ndërron jetë aktori dhe komediani i famshëm

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe komediani i stand up- eve, John Witherspoon.

13:25
Pasardhësi i Al Bagdadit, Al Haxh Abdullahu/ SHBA 5 milionë dollarë për kokën e tij

ISIS-i apo ajo çfarë mbetet nga shteti islamik në Siri e Irak, ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë mbi vdekjen e liderit të tij Abu Bakr al-Bagdadi, që hodhi veten në erë gjatë një sulmi nga forcat amerikane në veri të Sirisë të shtunën.

13:16
Modriç: Bale i turpshëm, por i lumtur

Mesfushori Luka Modriç ka thënë se bashkëlojtari Gareth Bale është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

13:10
Rishfaqen zërat, Louis Vuitton mendon blerjen e Milan

Nuk ka paqe për Milanin. Skuadra e Stefano Piolit është në pozita shumë të vështira në kampionat dhe pasi ndërroi tre herë trajnerin në 5 muaj, mund të ndërrojë sërish pronësinë.

13:09
“Pisa, maskarenj; s’ju vjen turp”/ Procedohet ish-trajneri që dhunoi të miturit pas humbjes së ndeshjes

Nisur nga një video që qarkulloi kudo në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 teksa fyente dhe dhunonte fizikisht futbollistët e miturit të skuadrës (fill pas humbjes së një ndeshjeje) bëhet me dijeni se 77-vjeçari Ndue Tarazhi banues në Laç është proceduar penalisht.

13:09
Katër migrantë humbin jetën në Ishujt Kanarie

Katër migrantë u mbytën dhe një u zhduk në një përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie, thanë sot autoritetet spanjolle.

13:07
Lufta ndaj kurdëve, Volkswagen zhvendos prodhimin e Passat nga Turqia në Sllovaki?

Bordi mbikëqyrës i Volkswagen (VW) do të takohet këtë javë për të vendosur nëse do të vazhdojë me një investim të planifikuar në Turqi apo të ndërtojë një strukturë të re diku në Evropë, shkruan revista gjermane Automotive News.

12:57
Ambasadat dhe konsullatat izraelite mbyllen në të gjithë botën

Të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur që nga sot në mëngjes pasi diplomatët dhe atasheu ushtarak janë në grevë për një mosmarrëveshje të gjatë me Thesarin për kostot e paguara për të dërguarit diplomatikë.

12:45
Lulja me 20 petale- Nis mbledhja e tyre për Ditën e të Vdekurve në Meksikë

Fermerët në qytetin e Copandaros në Meksike kanë nisur mbedhjen e luleve cempasuchil, apo marigold, të cilat konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e përgatitjeve për kremtimet e ditës tradicionale të të vdekurve, kushtuar personave të larguar nga kjo jetë.

12:44
Rama pas Athinës shkon nesër në Romë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë. Ai do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte i cili vetëm pak javë më parë ishte për vizitë në Shqipëri.

12:42
Meta: Marrja e Presidencës së BE nga Kroacia, mundësi për Shqipërinë për çeljen e negociatave

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković në prag të marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia.

12:40
“Metallica S&M2”- Filmi i bashkëpunimit historik “Heavy Metal” me orkestrën simfonike

Në vitin 1999, Metallica bashkëpunuan me orkestrën simfonike të San Franciscos, për dy koncerte historike që më pas do të shndërroheshin në një album të certifikuar 5 herë platin.

12:34
“Agim Kajmaku”/ KQZ mblidhet të premten

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të vendosur për “fatin” e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

12:33
Vjedhje dhe mashtrim/ Ja pse ranë në pranga 4 persona gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë

Katër persona kanë rënë në pranga në Vlorë përgjatë 24 orëve të fundit.

12:25
Dhëmbi më i gjatë në botë, 3.7 centimetra

Libri i Rekordeve Guinness i njohu dentistit Ofenbach për nxjerrjen e një dhëmbi të gjatë 37 milimetrash te një pacient, i cili ankohej për dhimbje.

12:25
“Homazh për Nino Rota”/ Bashkëpunim i instrumentistëve shqiptarë dhe italianë

“Homazh për Nino Rota” një koncert instrumental i Konservatorit “Ninno Piccini” të Barit si dhe dy liceve artistikë të Vlorës dhe Gjirokastrës mbylli javën italiane të kulturës në kalanë e Gjirokastrës.

12:23
Mosçelja e negociatave, ambasadori hungarez: Jemi të zhgënjyer, Shqipëria ka frymë e histori evropiane

I pranishëm në ceremoninë përkujtimore të revolucionit hungarez në Shkodër, ambasadori hungarez ceku gjatë fjalës së tij çështjen e mosçeljes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

12:22
Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën për armenët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

12:19
Ndotja e ajrit, propozohet të vihet akcizë për naftën në Kosovë

Instituti për Politikë Zhvillimore (INDEP) bashkë me Ekipin e Kombeve të Bashkuara (UNKT) kanë mbajtur sot një konferencë temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”.

12:18
Rama i jep makinës pa prekur timonin… me ndihmën e 5G (video)

“Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”, kështu njofton në facebook kryeministri Edi Rama.

12:16
Pastrimi i Gjanicës- Rrjedha e lumit kërcënonte banorët e Fierit

Lumi Gjanica nuk do ta përmbysë më qytetin e Fierit.

12:15
Ndotja e mjedisit në Elbasan/ Zona e ish-metalurgjikut sërish vatër kërcënuese

Nëse të ndodh që herët në mëngjes të kalosh pranë ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan, kjo është pamja me të cilën do të përballesh.

12:12
Zbardhen vrasjet e bujshme/ 1 person në kërkim dhe 1 në pranga për ngjarjet në Vlorë dhe Mirditë

Dy vrasjet të mbetura pa autorë për shumë kohë, janë zbardhur tashmë nga Policia.

12:06
Halloween, jashtë nga propozimet e shkollës!

Ka disa vite qe Halloween-it po shfaqet gjithnjë e më tepër edhe në Shqipëri.
Lehtësisht, kushdo, mund të gjejë informacione për kuptimin e kësaj feste, për kontekstin ku e ka zanafillën, për simbolikën e saj okulte, për përqasjen e pahijshme me vdekjen, duke e fshehur pas një fasade “festive” por sidoqoftë makabër.

12:04
Protesta në Lushnje, fermerët i hedhin domatet në rrugë

Ka nisur protesta e fermerëve të Lushnjes, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

12:01
Saga e Alvin Berishës/ “Save the children” për Top Channel: S’është nën kujdesin tonë

Pas shfaqjes për herë të fundit tre javë më parë të Alvin Berishës në emisionin “Le Iene”, vishet me mister ajo çfarë është duke ndodhur me të miturin shqiptar në Kampin Al-Hol.

12:00
Poduvejë. Jordanezi merr makinë me qira dhe zhduket

Në shtetas jordanez ka përdorur një automjet të marrë me qira në Podujevë për të vijuar rrugën e tij si refugjat drejt Bashkimit Europian