Meta: Duhet luftuar grushti i shtetit që paratë e Konferencës së Donatorëve të shkojnë aty ku duhet

17/02/2020 22:10

Një debat u zhvillua mes Alban Dudushit dhe presidentit Ilir Meta, teksa po diskutohej në emisionin “Open” rreth fondeve të siguruara për Shqipërinë nga Konferenca e Donatorëve.

Gazetari Alban Dudushi tha se fakti që janë siguruar aq shumë para tregon se ndërkombëtarët kanë besim te kryeministri Edi Rama.

Aty ndërhyri presidenti Meta, i cili tha se nuk i intereson shumë nëse është ky sukses i Edi Ramës.

“Duartrokas çdo punë të mirë të Edi Ramës. Por të gjithë vendet bënë kërkesë për transparencë. Prandaj duhet goditur ky grusht shteti që paratë e Konferencës së Donatorëve të shkojnë aty ku duhet”,  tha Meta.
  “Duan të kapin Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur PPP-të 1 miliard euro”/ Meta debaton me Dudushin
  Meta flet “për mafian që kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese”: Bëjnë aktrim të paparë

Top Channel