Prostitucion e trafikim droge/ Kush është Gazmend Mahmutaj që OFL i kërkon të deklarojë burimin e pasurisë

18/02/2020 13:45

Gazmend Mahmuataj brenda 48 orëve do t’i duhet që të justifikojë pasurinë e tij, kjo me kërkesë të Operacionit Forca e Ligjit të cilët ditën e sotme i kanë dërguar Mahmutajt formularin e vetëdeklarimit.

Por kush është Gazmend Mahmutaj? Ai rezulton të jetë një emër i njohur për policinë shqiptare deh i dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat kur më herët është ndaluar në Itali,  në dokumente kishte emrin Raqi Gjoni.

Ndërkohë që e kaluar e tij përfshin edhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtrimit të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

Top Channel