Meta në “Open”: Paketa antiKÇK, një fushatë propagandë e qeverisë

17/02/2020 22:49

Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Open”në Top Channel hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë, ku u ndal edhe te paketa antiKÇK.

“Unë e shikoj këtë nismë si një fushatë propagandistike të bërë nga qeveria për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kemi parti, polici, propagandë. A thamë për PPP-të,” tha Meta.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, i cili tha se paketa antiKÇK nuk është vetëm propagandë, por edhe një formë presioni ndaj bandave.

“E kishim ligjin antimafia. E përforcuam në 2017-n për të luftuar krimin. Nuk besoj se kemi nevojë për ligje mbi ligje dhe për institucione mbi institucione”, tha Meta.

Top Channel